BotëBotë.Portal

Është e domosdoshme të ndërpriten lajmet e rreme për Kovid-19

Informacionet e rreme për koronavirusin e kanë përmbytur internetin, kështu që ekspertët sugjerojnë vendosjen e filtrimit të informacioneve ose "higjienës së informacionit", raporton BBC.

Londër, 2 prill 2020 (MIA) – Informacionet e rreme për koronavirusin e kanë përmbytur internetin, kështu që ekspertët sugjerojnë vendosjen e filtrimit të informacioneve ose “higjienës së informacionit”, raporton BBC.

Fillimisht, njerëzve u bëhet thirrje që të presin dhe të mendojnë përpara se ta përcjellin informacionin deri te familja ose miqtë e tyre.

Nëse dyshojnë se informacioni është i rremë, ata së pari duhet ta kontrollojnë burimin e lajmit.

Nëse burimi është një “mik i një shoku” ose “fqinji i tezës ose gjyshes”, atëherë është lajm për t’u filtruar.

Lajmet e rreme zakonisht ka edhe të vërteta, për shembull si këshilla për larjen e duarve ose mbajtjen e maskës mbrojtëse kur shkoni në farmaci, por kur bëhet fjalë për udhëzimet për diagnostikimin e sëmundjeve të mëposhtme, ato mund të jenë të dëmshme dhe të rrezikshme.

“Burimet më të besueshme të informacioneve janë institucionet shëndetësore”, tha Kler Milni, zëvendëskryeredaktore e organizatës britanike “Full fakt”.

“Ekspertët nuk janë të pagabueshëm, por ato janë një burim më i besueshëm se të afërmit e një përdoruesi të panjohur të Fejsbukut”, thotë Milni.

Shpesh herë, në internet paraqiten fotografitë ose video të montuara , të cilat nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën, përkundrazi, ato paraqiten si ilustrim i lajmeve të rreme.

Për këtë lajmet, për të cilat vetë vlerësojmë se të “sakta” nuk duhet të përhapen në internet.

Në veçanti, duhet të kontrollohen lajmet që shkaktojnë reagime të forta emocionale, siç është frika, zemërimi, ankthi ose gëzimi, pasi ato prodhojnë pranim më të shpejtë dhe jokritik të udhëzimeve ose këshillave që në shumicën e rasteve nuk janë plotësisht të sakta ose madje janë tërësisht të pasakta.

Karl Miler, drejtor i Qendrës për analiza të mediave sociale, kujton se postimet shpesh ndahen që të përforcohen besimet e tyre.

“Pra, para së gjithash, duhet të ngadalësojmë rrjedhën e gjithçkaje që na vjen përmes internetit,” tha Miler. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close