BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Është arrestuar një burrë në Krajstçërç, alarm për bombë

Policia e Zelandës së Re deklaroi se një burr është arrestuar sot në Krajstçrç, ku muajin e kaluar në sulmin ndaj dy xhamive ishin vrarë 50 njerëz, por akoma nuk kumtohen detaje tjera. 

Krajstçërç, 30 prill 2019 (MIA) – Policia e Zelandës së Re deklaroi se një burrë është arrestuar sot në Krajstçërç, ku muajin e kaluar në sulmin ndaj dy xhamive u vranë 50 njerëz, por akoma nuk kumtohen detaje të tjera.

“Personi është arrestuar pas alarmit për një paketë të dyshimtë, ndërsa në terren gjenden ekspertë policorë për çaktivizimin e eksplozivëve”, publikuan mediat perëndimore.

Për shkak të dyshimit se është vendosur bombë, janë evakuuar qytetarët në zonën Filipstaun në qytetin e Gadishullit Jugor në Zelandën e Re. Në vendin e ngjarjes janë sistemuar kordonë policore, ku ka edhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Zëdhënës i shërbimit mjekësor “St. Xhon Embulans” ka deklaruar se me kërkesë të policisë automjeti i ndihmës së shpejtë ka arritur menjëherë, por deri tani askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Paraprakisht gazeta “Nju Zeland Heralld” shkroi se policia intervenoi për shkak të kërcënimeve për vendosjen e mjeteve shpërthyese, ndërsa njerëzit të cilët jetojnë në afërsi janë evakuuar. Zëdhënësi policor refuzoi t’i komentojë të dhënat e gazetës për kërcënimin eventual të bombës. aa/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close