BotëBotë.Portal

Erekat: Në Izrael fituan aneksimi dhe aparteidi

Ndihmës i afërt i presidentit palestinez Mahmud Abas të martën e kritikoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Izrael ku sipas rezultateve të para fitoi partia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, por nuk mori shumicë.

Ramallah, 3 mars 2020 (MIA) – Ndihmës i afërt i presidentit palestinez Mahmud Abas të martën e kritikoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Izrael ku sipas rezultateve të para fitoi partia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, por nuk mori shumicë.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO) Saeb Erekat, ka fituar “aneksimi në pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar”.

“Aneksimi dhe aparteidi fituan”, deklaroi Erekat.

“Netanjahu vendosi se vazhdimi i okupimit dhe konfliktit është ajo që i sjell përparim dhe prosperitet Izraelit, dhe për këtë ai zgjodhi t’i vendosë themelet dhe shtyllat e konfliktit dhe qarkut të dhunës, ekstremizmit, kaosit dhe gjakderdhjes”, ka shkruar ai në Tuiter.

 

Таг
Back to top button
Close
Close