BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Erdogani u ndaloi refugjatëve kalimin përmes detit

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dje ka dhënë urdhër që rroja bregdetare të mos u lejojë refugjatëve, për shkak sigurisë së tyre , ta kalojnë Detin Egje.

Ankara, 7 mars 2020 (MIA) – Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dje ka dhënë urdhër që rroja bregdetare të mos u lejojë refugjatëve, për shkak sigurisë së tyre , ta kalojnë Detin Egje.

“Vendkalimet ilegale të refugjatëve përmes Detit Egje nuk lejohen sepse janë të rrezikshme”, kumtoi roja bregdetare turke duke iu referuar urdhrit të presidentit.

Zbatimin e masës do ta mbikëqyr Ministria turke e Punëve të Brendshme.

“Megjithëse parimi i mosndërhyrjes në rast se refugjatët dëshirojnë të largohen nga Turqia do të zbatohet edhe mëtej, qasja e tillë nuk përfshin kalimin e detit për shkak të rrezikut për jetën,” thuhet në kumtesën e rojës bregdetare turke. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close