BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Erdogani: Presim mbështetje konkrete prej të gjithë aleatëve tonë nga NATO

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jes Stoltenberg sot u takuan në Bruksel. Erdogani ka udhëtuar për në kryeqendrën evropian që të takohet me kryesinë e BE-së, takime në të cilat do të bisedohet për situatën humanitare në kufirin turko-grek, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 9 mars 2020 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jes Stoltenberg sot u takuan në Bruksel. Erdogani ka udhëtuar për në kryeqendrën evropian që të takohet me kryesinë e BE-së, takime në të cilat do të bisedohet për situatën humanitare në kufirin turko-grek, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Vizitën e tij në NATO e sqaroi vetë Erodgani, duke thënë se ka ardhur me kërkesë për ndihmë sepse “kufiri Turk është kufiri i NATO-s”.

Sipas tij, “asnjë vend nuk e ka luksin të qëndrojë zemërgjerë ndaj sulmeve dhe katastrofave humanitare në Siri”. Erdogani kërkoi kë shumë përpjekje për zgjidhjen e problemit sirian dhe përkujtoi se Turqia është “nikoqir” i 3,7 milionë refugjatëve.

“Presim mbështetje konkrete prej të gjithë aleatëve tonë”, tha Erdogan dhe shtoi se NATO është në gjendje kritike kur duhet të tregojë solidaritet të Aleancës me Turqinë.

Për krizën e refugjatëve Erdogani deklaroi se është “e paarsyeshme dhe pakuptimit se një aleat, një vend fqinj, tregon ndaj Turqisë si përgjegjëse për fluksin e e migracionit  të rregullt”.

“Sekretarit të përgjithshëm i thash se ne nuk do ta lejonim atë vend ta shfrytëzojë këtë situatë dhe ta shfrytëzojë BE-në për të marrë fitime të paarsyeshme për veten e tij,” tha Erdogan. Ai e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se “Turqia kontribuon në forcën e NATO-s, dhe NATO kontribuon në forcën e Turqisë.” Për të është thelbësore të tregojë solidaritet sa më shpejt të jetë e mundur dhe pret që ajo të bëhet.

Njeriu i parë i NATO-s deklaroi se kanë biseduar për sigurinë në Siri dhe krizën e refugjatëve. Ai shprehi kënaqësinë që zgjat armëpushimi dhe shtoi se nevojitet mbrojtje e civile dhje qasje për ndihmë humanitare në Siri.

“Turqia është vendi më i përfshirë nga sulmet terroriste dhe ka shumë refugjatë. Asnjë vend tjetër nuk ka vuajtur kështu nga terrorizimi, edhe NATO do ta mbështes Turqinë”, premtoi Stoltenberg.

Ai sqaroi se gjatë viteve të fundit Turqia ka marrë pesë miliardë dollarë për mbrojtjen.

“Kjo tregon sa jemi të përkushtuar në sigurinë turke”, tha shefi i NATO-s dhe përkujtoi se emigracioni dhe refugjatët janë sfidë e përbashkët. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close