BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Erdogani nënshkroi dekret me të cilin Shën Sofja shndërrohet në xhami

- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot nënshkroi dekret me të cilin Shën Sofja e Stambollit përsëri do të jetë xhami.

Ankara, 10 korrik 2020 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot nënshkroi dekret me të cilin Shën Sofja e Stambollit përsëri do të jetë xhami.

Erdogani e nënshkroi dekretin pasi Gjykata e Lartë Administrative e shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave nga 24 nëntori i vitit 1934 për shndërrim të Shën Sofjes nga xhamia në muze.

Presidenti i Turqisë në Tuiter e publikoi dekretin e nënshkruar duke theksuar se është sjellë vendim që kontrolli ndaj xhamisë Aja Sofja t’i jepet drejtorisë fetare turke dhe të mundësohen lutjet.

Sipas burimeve jozyrtare, lutja e parë në xhami ka gjasa të zhvillohet më 15 korrik, ditën kur në vitin 2016 u pengua përpjekja për grushtshteti në Turqi.

Shën Sofia ishte kisha më e madhe e krishterë, e ndërtuar në shekullin e gjashtë nga bizantinët dhe u shndërrua në xhami pas pushtimit otoman të Konstantinopojës, Stambollit i sotshëm, në vitin 1453. Statusi i ndërtesës fetare në muze u ndryshua me dekret në vitin 1934 nga presidenti i atëhershëm turk, Mustafa Kemal Ataturk.

Shën Sofja në vitin 1985 është shpallur si monument i Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO-s. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close