BallkanBallkan.Portal

Erdogani hapi qendër teknologjike dhe 40 fabrika përgjatë Turqisë

- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, porositi se është i vendosur që Turqinë ta bëjë qendër globale teknologjike të prodhimit, informon agjencia Anadollia.

Stamboll, 30 gusht 2020 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, porositi se është i vendosur që Turqinë ta bëjë qendër globale teknologjike të prodhimit, informon agjencia Anadollia.

Erdogani mori pjesë në hapjen solemne të qendrës teknologjike MESS në Stamboll, në kuadër të së cilës përmes një videokonference ishin hapur edhe 40 fabrika përgjatë gjithë Turqisë.

“Shpresojmë se me këtë qendër, e cila është realizuar me investim prej 200 milionë lira (23 milionë euro), do të hapim epokë të re në sferën e teknologjisë konkurruese, ku në nivel vjetor do të mundemi të sigurojmë 400.000 orë edukim falas për 40.000 persona”, porositi Erdogani.

Ai theksoi se pasi të ulen pasojat nga epidemia në botë, Turqia përsëri do të kthehet drejtë progresit të përshpejtuar.

“Turqia, e cila para 18 viteve nuk mund të bënte asnjë hap pa FMN, sot është vendi i 13-të në botë sipas fuqisë blerëse. Edhe pse disa nuk e dëshirojnë këtë, jemi të vendosur që Turqinë, si qendër të tre kontinenteve, ta shndërrojmë në qendër teknologjike globale të prodhimit “, e transmeton Anadollia deklaratën e Erdoganit.

Duke folur edhe për investimin në 40 fabrika të cilat dje ishin hapur solemnisht, Erdogani e uroi secilën kompani turke e cila direkt siguron punësim për 4.000 qytetarë, “ndërsa në mënyrë indirekte vjen afër dhjetëra mijëra qytetarëve tanë”. Ai informoi se vlera e përgjithshme e investimit është katër miliardë lira turke (460 milionë euro). fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close