BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Erdogan: Turqia do të fillojë të dërgojë trupa në Libi

Turqia do të fillojë të dërgojë trupa në Libi si mbështetje e  Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Tripoli, deklaroi sot presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ankara, 16 janar 2020 (MIA) – Turqia do të fillojë të dërgojë trupa në Libi si mbështetje e  Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Tripoli, deklaroi sot presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ai të dielën do të takohet me liderët e Gjermanisë, Rusisë, Britanisë së Madhe dhe Italisë me të cilët do të bisedojë  për Libinë.

Erdogan tha se Turqia do të fillojë  të japë leje për hulumtime dhe shpime në pjesën lindore  të Mesdheut këtë vit në pajtim me marrëveshjen detare me Libinë.

Ai shtoi se anija turke Oruk Reis do të fillojë aktivitete sizmike në rajon.

Pas rrëzimit të liderit libian shumëvjeçar Moamer el Gadafi në vitin 2011, Libia është jostabile për shkak të numrit të madh të grupeve të armatosura të cilat luftojnë për pushtet dhe kontroll mbi fushat e naftës.

Nga vera e vitit 2014 Libia politikisht është ndarë në dy qeveri – e vetëshpallur në pjesën lindore të vendit, me seli në Tobruk, që është nën kontroll të liderit ushtarak Halif Haftar dhe qeverisë së njohur ndërkombëtarisht me seli në Tripoli, të udhëhequr nga kryeministri Fajez el Saraxh. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close