
Ankara, 21 prill 2020 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dje e akuzoi Qeverinë siriane se e shfrytëzon preokupimin e botës me pandeminë me Kovid-19 për t’i intensifikuar sulmet në pjesën veriperëndimore të Sirisë, që është nën kontroll të kryengritësve, me çka e ka shkelur armëpushimin.
Ai iu kërcënua Sirisë nëse vazhdon ta shkelë armëpushimin në provincën Idlib.
“Turqia mbetet e përkushtuar në marrëveshjen që e arriti me rusinë dhe nuk do të lejojë agresion nga regjimi. Nëse regjimi, i cili e shkelë armëpushimin dhe kushtet tjera të marrëveshjes, vazhdon në këtë mënyrë, do të paguajë çmim dhe do të ketë humbje të rënda”, theksoi Erdogan.
Marrëveshja për ndërprerjen e zjarrit është arritur më 5 mars me ndërmjetësimin e Rusisë dhe të Turqisë, të cilët mbështesin anë të ndryshme në përleshjet në Siri. fb/