BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Erdogan: Kjo momentalisht në Siri është luftë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se ajo që po ndodh momentalisht në provincën siriane Idlib mund të quhet luftë.

Ankara, 21 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se ajo që po ndodh momentalisht në provincën siriane Idlib mund të quhet luftë.

“Ajo që po ndodh në Idlib mund të përshkruhet  vetëm me fjalën – luftë. Ne atje tashmë kemi filluar operacione tona”, tha Erdogan.

Ai shtoi se do të realizojë bisedë telefonike me presidentin rus për situatën në Siri, si dhe se aksionet e Turqisë në Idlib do të varen nga rezultati i asaj bisede telefonike.

“Sot do të flas me Putinin. Do të bisedojmë për gjithçka që po ndodh në Idlib. Rezultatet nga kjo bisedë do ta përcaktojnë sjelljen e Turqisë. Nuk do t’i lëshojmë pozicionet tona në Siri, derisa zgjat atje dhuna e forcave të Qeverisë siriane”, tha Erdogan.

Sipas tij, gjatë operacione në Idlib, që u zhvilluan me mbështetje të forcave të armatosura turke, janë likuiduar 150 ushtarë sirianë, janë shkatërruar 12 tanke, tre automjete blinduese dhe 14 sisteme antiajrore. mb/

Back to top button
Close
Close