BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Erdogan: Greqia është fajtore për tensionet

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot e akuzoi Greqinë për krijimin e tensioneve në rajonin e Mesdheut Lindor dhe i bëri thirrje Athinës t'i respektojë të drejtat e Turqisë.

Ankara, 13 gusht 2020 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot e akuzoi Greqinë për krijimin e tensioneve në rajonin e Mesdheut Lindor dhe i bëri thirrje Athinës t’i respektojë të drejtat e Turqisë.

Ai në takimin me përfaqësues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) theksoi se dialogu dhe negociatat janë e vetmja zgjidhje për mosmarrëveshjen me Greqinë për eksplorimin e naftës dhe gazit në Mesdheun Lindor.

“Mënyra për ta zgjidhur problemin në Mesdheun Lindor është dialogu dhe negociatat. Ne nuk po fillojmë aventura të panevojshme dhe nuk po kërkojmë tensione,” tha Erdogan.

Tensionet në rajon janë rritur javët e fundit për shkak të vendimit të Turqisë për të filluar eksplorimin në Mesdhe, që për Greqinë është një veprim i paligjshëm. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close