BallkanBallkan.Portal

Erdogan: Forcat greke po sillen si nazistë ndaj emigrantëve

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i akuzoi sot shërbimet greke të sigurisë se po sillen si nazistë, sepse po përdorin forcën ndaj emigrantëve të cilët tentojnë ta kalojnë kufirin nga Turqia në BE.

Stamboll, 11 mars 2020 (MIA) – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i akuzoi sot shërbimet greke të sigurisë se po sillen si nazistë, sepse po përdorin forcën ndaj emigrantëve të cilët tentojnë ta kalojnë kufirin nga Turqia në BE.

Rreth dhjetë mijë njerëz po tentojnë të arrijnë në Greqi, pasi që Turqia më 28 shkurt kumtoi se tashmë nuk do t’i mbajë emigrantët në territorin e vet, në kuadër të Marrëveshjes me Brukselin, të vitit 2016, që nënkupton ndihmë evropiane për refugjatët.

Forcat greke të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i parandaluar emigrantët. Athina i hodhi poshtë lutjet për marrje të azilit për një muaj dhe kumtoi se ka parandaluar mbi 42.000 emigrantë ilegalë të hyjnë në Union gjatë dy javëve të fundit.

Në Parlamentin turk Erdogan tregoi para deputetëve të Partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) xhirime nga ngjarjet në kufirin grek.

“Nuk ka dallim mes këtyre xhirimeve në kufirin grek dhe asaj që kanë bërë nazistët … Hapja e zjarrit ndaj njerëzve të pafajshëm, duke i ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të veprimit johuman … kjo është barbari në kuptimin e plotë të fjalës”, theksoi presidenti turk.

Duke iu përgjigjur komenteve të Erdoganit, zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas theksoi se shefi i shtetit turk vazhdimisht po tenton ta minojë atmosferën me deklaratat e tij.

“U themi të gjithëve se nuk duhet të tentojnë të hyjnë përmes dritares. Ekziston dera. Secili që ka të drejtë mbrojtjeje duhet të trokasë në atë derë dhe ka të drejtë të marrë mbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar”, theksoi Pecas. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close