BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Erdogan e miratoi dërgimin e ushtarëve turq në Libi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e aprovoi rezolutën me të cilën parashihet mundësia e dërgimit e ushtarëve turq në Libi, transmeton TASS, duke iu referuar gazetave të sotme të Turqisë.

Ankara, 3 janar 2020 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e aprovoi rezolutën me të cilën parashihet mundësia e dërgimit e ushtarëve turq në Libi, transmeton TASS, duke iu referuar gazetave të sotme të Turqisë.

Në këtë mënyrë dokumenti i cili paraprakisht u miratua nga Kuvendi i Turqisë, përfundimisht u vërtetua nga Ankara.

Kuvendi i Turqisë, mbrëmë e miratoi rezolutën me të cilën qeverisë i jep mundësi të dërgojë ushtar turq në Libi, në afat prej një viti, transmeton BTA-ja.

Kjo rezolutë u miratua pasi që nga fundi i nëntorit Turqia dhe qeveria ndërkombëtarisht e njohur e Libisë, nënshkruan dy Marrëveshje – për bashkëpunim në sferën ushtarake dhe sigurisë, si dhe për kufijtë detarë të dy shteteve në Mesdheun lindor. Ndërsa nga fundi i dhjetorit Qeveria e kryeministrit Fajez el Saraxh, kërkoi ndihmë nga Ankara për ta kundërshtuar ofensivën e forcave të gjeneralit të fuqishëm nga Libia lindore, Halifa Haftar. oxh/

Back to top button
Close
Close