BotëBotë.Portal

Erdogan: Ankaraja do t’u ndihmojë refugjatëve sirianë që të kthehen në vendin e tyre

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij rus Vlladimir Putin sot në Moskë pas bisedimeve disa orëshe arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës në provincën siriane, Idlib. Në konferencë e përbashkët për shtyp, Erdogan premtoi se Ankaraja "do t'u ndihmojë refugjatëve sirianë që të kthehen në atdheun e tyre".

Moskë, 5 mars 2020 (MIA) – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij rus Vlladimir Putin sot në Moskë pas bisedimeve disa orëshe arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës në provincën siriane, Idlib.

Në konferencë e përbashkët për shtyp, Erdogan premtoi se Ankaraja “do t’u ndihmojë refugjatëve sirianë që të kthehen në atdheun e tyre”.

Njëkohësisht, Erdogan theksoi se Turqia e mban të drejtën që të përgjigjet në veprimet eventuale të forcave ushtarake siriane.

“Turqia e mban të drejtën të përgjigjet në çfarë do sulmi nga ana e regjimit (të presidentit sirian Bashar al Asad Al Asad) me forcat e veta”, theksoi lideri turk.

Moska dhe Ankaraja arritën marrëveshje që të krijojnë korridor të siguritë në provincën Idlib në rajonin e autostradës siriane M4.

“Palët u dakorduan të krijojnë korridor të sigurt gjashtë kilometra në veri dhe gjashtë kilometra në jug të autostradës M4. Parametrat konkrete për funksionimin e korridorit të sigurt do t’i dakordojnë Ministria e Mbrojtjes së Federatës ruse dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë në afat prej shtatë ditëve”, theksohet në kumtesë.

Nga 15 marsi, Rusia dhe Turqia do të fillojnë patrullim të përbashkët përmes autostradës M4 në Siri nga lagjja Tromba deri në fshatin Ain all-Habër.

Rusia dhe Turqia e shprehën gatishmërinë e tyre që të luftojnë me të gjitha dukuritë e terrorizmit.

Luftimet në provincën siriane Idlib është dakorduar të ndërpriten sot në mesnatë. 

Në fund Putini e falënderoi Erdogain për vizitën, duke i quajtur bisedimet për Sirinë “të rënda”, por theksoi se ato përfunduan pozitivisht. fb/

 

Таг
Back to top button
Close
Close