EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Epidemiologu suedez: Është dashur të ishim mbyllur më herët

Suedia po kalon nëpër epideminë e koronavirusit me të paktën masa restriktive mes vendeve të zhvilluara, por në kushte kur pritet që numri i viktimave të tejkalojë 4.000, strategjia e vendit është cak i kritikave.

Stokholm, 24 maj 2020 (MIA) – Suedia po kalon nëpër epideminë e koronavirusit me të paktën masa restriktive mes vendeve të zhvilluara, por në kushte kur pritet që numri i viktimave të tejkalojë 4.000, strategjia e vendit është cak i kritikave.

Aneka Linde, paraardhëse e epidemiologut shtetëror Anders Tegnel, deklaroi për Observer britanik se kufizime më të ashpra është dashur të vendosen në fazën paraprake të epidemisë.

Linde, e cila e ka kryesuar përgjigjen e Suedisë në pandeminë e gripit të derrave dhe dukurinë e SARS nga viti 2005 deri në vitin 2013, deri më tani e ka mbështetur qasjen për luftën kundër koronavirusit.

“Mendoj se na është dashur më shumë kohë që të përgatitemi, nëse do të ishim mbyllur më herët, kemi mundur të sigurojmë gjithçka që na është dashur që t’i mbrojmë kategoritë e cenueshme”, tha Linde. fb/

Back to top button
Close
Close