BotëBotë.Portal

Epidemiologu kryesor: Vatra e re e Kovid-19 në Pekin është nën kontroll

Pekini e ka vendosur nën kontroll vatrën e re të koronavirusit, deklaroi sot epidemiologu kryesor i Qendrës kineze për parandalim dhe kontroll të sëmundjes Vu Zhunju, edhe pse kryeqyteti edhe mëtej mund të pret raste të reja.

Pekin, 18 qershor 2020 (MIA) – Pekini e ka vendosur nën kontroll vatrën e re të koronavirusit, deklaroi sot epidemiologu kryesor i Qendrës kineze për parandalim dhe kontroll të sëmundjes Vu Zhunju, edhe pse kryeqyteti edhe mëtej mund të pret raste të reja.

Në Pekin janë regjistruar 158 raste pasi është konfirmuar i pari më 11 qershor në kuadër të vatrës së re e cila ndërlidhet me tregun Ksinfadi.

Edhe pse ka numër më të vogël të rasteve në krahasim me vendet tjera, autoritetet kineze kanë vepruar shpejtë me qëllim që të ulet rreziku i përhapjes së infektimit në Pekin.

“Epidemia në Pekin është vendosur nën kontroll. Kur them nën kontroll, kjo nuk do të thotë se numri i rasteve nesër apo pasnesër do të jetë zero”, thekson Vu. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close