0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Epidemiologët e Shtipit morën 130 strisho për kontrollë

- Shtipi edhe sot me numër dyshifror të të infektuarve. Në buletinin shëndetësor janë regjistruar gjithsej 13 pacientë të  rinj, ndërsa janë shëruar gjithsej 11. Drejtoresha e Qendrës së Shëndetit Publik - Shtip, Maria Dimitrova tha se edhe sot janë në vendet e tyre të punës, prej në mëngjes kanë pasur rrëmujë më të madhe në punkt.

Shtip, 3 gusht 2020 (MIA) – Shtipi edhe sot me numër dyshifror të të infektuarve. Në buletinin shëndetësor janë regjistruar gjithsej 13 pacientë të  rinj, ndërsa janë shëruar gjithsej 11. Drejtoresha e Qendrës së Shëndetit Publik – Shtip, Maria Dimitrova tha se edhe sot janë në vendet e tyre të punës, prej në mëngjes kanë pasur rrëmujë më të madhe në punkt.

“Sot nuk kemi udhëzime nga mjekët amë, por morëm 130 strisho për kontroll nga të punësuar dhe familjarë të tyre, të cilët saktë para 14 ditëve përmes një skriningu privat ishin zbuluar se janë pozitivë në virusin”, tha Dimitrova.

Ajo shtoi se sot kanë pasur edhe ekip mobil, i cili ka marrë strisho për kontroll dhe në vendngjarje nga të punësuar dhe banorë të Shtëpisë së të Moshuarve në Radovish, si dhe të pacientëve në Probishtip.

Anketat epidemiologjike treguan se shkak për përhapjen e virusit në konfeksionet ose vatrën e njohur të Shtipit është për shkak të mosrespektimit të masave. Dimitrova theksoi se një shembull i mirë në sektorin real të Shtipit është kompania Adient, ku nga fillimi i pandemisë janë ndërmarrë masa dhe rreptësisht respektohen nga ana e punëtorëve dhe udhëheqësisë, ndërsa në këtë kompani kanë edhe Kovid koordinator i cili i rekomandon punëtorët që t’i bartin maskat në rregull, të mbajnë distancë, si dhe të mos grupohen.

“Vetëm me masa mund të fitohet infeksioni”, zgjidhje tjetër nuk ka”, tha Dimitrova.

Punonjësit e shëndetësisë janë të zhgënjyer nga mosrespektimi i masave, kështu që ata dolën me statuset e tyre në rrjetet sociale, në të cilat shkruajnë se nuk ka pushime apo fundjavë për ta, ata janë vazhdimisht në punë, bëjnë anketa 24 orë në ditë, japin këshilla dhe e vetmja gjë që qytetarët mund të bëjnë bëni, siç thonë ata është të respektoni tre masat themelore, që janë mbajtja e maskës, mbajtja e distancës prej dy metrash dhe larje të shpeshta të duarve. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close