0_Sport,PortalSport.SlajderTë Tjera

Entoni Xhoshua është përsëri mbret në peshë të rëndë

Boksieri britanik Entoni Xhoshua (23-1, 21 KO) i ka kthyer titujt në kategori të rëndë, pasi e ka mposhtur Endi Ruizin (33-2, 22 KO) në revanshin mes të dyve.

Riad, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Boksieri britanik Entoni Xhoshua (23-1, 21 KO) i ka kthyer titujt në peshë të rëndë, pasi e ka mposhtur Endi Ruizin (33-2, 22 KO) në revanshin mes të dyve.

Rripat e Asociacionit botëror ndërkombëtar (VBA), Federatës ndërkombëtare në boks (IBF), Organizatës botërore në boks (VBO) dhe Organizatës ndërkombëtare botërore (IBO) kanë mbetur pronë e Ruizit vetëm gjashtë muaj, pasi në qershor e nokautoi Xhoshuan.

Gjysmë viti më vonë, Xhoshua (30) tregoi luftë më ndryshe, e ndryshoi sjelljen e tij dhe me meritë fitoi edhe pse nuk e nokautoi meksikanin.

Boksieri britanik ka shënuar teknikë të jashtëzakonshme dhe me fitore taktike ndaj ish kampionit Endi Ruiz në 12 raunde e ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve (118-110, 118-110, 119-109). fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close