0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Enrike: Vetëm Mesi e tejkalon Fatin në Barca

Trajneri i Spanjës, Luis Enrike i komentoi debutuesit në përbërjen e tij për ndeshjet nga Liga e Kombeve, si dhe për situatën në ish-klubin e tij Barcelona.

Madrid, 20 gusht 2020 (MIA) – Trajneri i Spanjës, Luis Enrike i komentoi debutuesit në përbërjen e tij për ndeshjet nga Liga e Kombeve, si dhe për situatën në ish-klubin e tij Barcelona.

“Situata në Barcelonë? Të gjitha ekipet e mëdha kalojnë përmes tyre. Tregimet për klubet e mëdha janë plot me punë të tilla. A do të fitojnë sërish tituj? Po, por nuk mund t’ua them kur. Kthimi im në udhëheqësinë e Spanjës ishte një moment i gëzimit të madh. Tani duhet të kthehemi në normalitet. E lëshova projektin të hapur dhe tani pres ta përfundon. Ansu Fati e njoh nga vendi në të cilin luan. Ai ka statistikë të shkëlqyer, edhe pse nuk luan shumë. Vetëm Mesi ka më shumë gola gjatë minutave të luajtura në Barcelonë. Ai ka gjithçka që duhet që të jetë lojtar i rëndësishëm dhe dua ta shikoj”, ka thënë Enrike. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close