0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëri

Ende numër treshifror i të infektuarve të rinj me Kovid-19, sipas kompetentëve do të ketë qasje në kohë për vaksinat

Numri i rasteve të reja të infektuar me Kovid-19 edhe më tej është treshifror. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 127 raste të reja me Kovid-19, ndërsa numri i përgjithshëm është rritur në 13.799. Kompetentët megjithatë pohojnë se në kohë do të kemi qasje tek vaksina, atëherë kur e njëjta do të jetë e qasshme.

Shkup, 26 gusht 2020 (MIA) – Numri i rasteve të reja të infektuar me Kovid-19 edhe më tej është treshifror. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 127 raste të reja me Kovid-19, ndërsa numri i përgjithshëm është rritur në 13.799. Kompetentët megjithatë pohojnë se në kohë do të kemi qasje tek vaksina, atëherë kur e njëjta do të jetë e qasshme.

Nga fillimi epidemisë, numrin i pacientëve të shëruar është 10.210, i të vdekurve 573. Për momentin në vend ka gjithsej 3.016 raste aktive.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe janë bërë 1.768 testime, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në Shkup-38, Kumanovë-23, Dibër-1, Shrtip-3, Prilep-15, Tetovë-8,  Strugë-2, Veles-5, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-12, Strumicë-1, Probishtip-3, Pehçevë-2, Berovë-3, Vinicë-1 Dellçevë-3, Sveti Nikole-3, Negotinë-1.

Pesë persona kanë vdekur,  ndërsa 60 pacientë të shëruar nga: Shkupi 19, Dibra-1, Manastiri-3, Kavadari-11, Gostivari-22, Demir Hisari-1, Kërçova-2, Negotina-1,kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga komunat në kryeqytet ende më shumë aktivë ka në Çair ku ka 117 raste, më pas Gazi Babë 108, Aerodrom 104, Karposh 95, Qendër 94, Kisela Vodë 94, Gjorçe Petrov 67, Butel 68, Shuro Orizarë 38, Studeniçan 20, Saraj 23…

Prej dje në funksionin është algoritmi i ri për shërimin e pacientëve me Kovid-19.

Siç kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë Algoritmi i ri vlen për pacientët në mjekim shtëpiak, por nuk mbulon pacientët e hospitalizuar. Për ditën e parë të sëmundjes merret dita e testit të parë të konfirmuar pozitiv.

“Për dallim nga algoritmi i deritanishëm, ku pas 14 ditësh duhej të merreshin dy teste radhazi negative në periudhë prej 24 orë deri në 48 orë, sipas hulumtimeve botërore, tani një pacient, nëse është asimptomatik në periudhë prej 10 ditësh, do të konsiderohet i shëruar në ditën e 11-të”, kumtuan nga Ministria.

Nëse një pacient ka pasur simptoma gjatë sëmundjes, ai do të konsiderohet i shëruar pas minimum prej 20 ditësh, pra 21 ditë vetëm nëse nuk ka pasur simptoma të sëmundjes për tre ditët e fundit radhazi.

Procesi i shërimit, siç u përmend, tani është plotësisht i lidhur me raportet ditore që i plotësojnë mjekët amë për pacientët e tyre pozitivë dhe regjistri i pacientëve pozitivë me Kovid-19.

“Në Sistemin Kombëtar të Regjistrimeve Elektronike në Shëndetësi – “Termini Im”, kontrollohen nëse për çdo ditë ka raport të plotë ditor nga mjeku amë ose zëvendësi i tij. Nëse në 10 ditët e fundit radhazi ka raporte ditore dhe atyre u përgjigjen pa/nuk ka: rraskapitje, dhimbje në nyje dhe/ose mialgji, kollë, kollitje, frymëmarrje të vështirësuar, diarre dhe temperatura e pacientit është më pak se 37,5, atëherë ai merr statusin – Propozim për pacient të shëruar”, tregojnë nga Ministria.

Lidhur me vaksinën, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje deklaroi se do të kemi qasje në kohë kur vaksina kundër Kovid-19 të jetë në dispozicion.

Shtoi se furnizimi për imunizimin e 20 për qind të popullsisë është diçka që aktualisht konsiderohet të jetë sasi e arsyeshme, sipas njohurive aktuale. Ai grup prej 20 për qind të popullsisë përfshin të moshuar, të sëmurë kronikë, fëmijë, etj.

Ka grupe rreziku të cilët janë të parët për vaksinim, por natyrisht ne ndjekim njohuritë e reja dhe rekomandimet.

Këtë e thekson ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistë për televizionin Klan, në të cilën ai thekson se furnizimi i vaksinës kundër Kovid-19 për nevojat e vendit do të bëhet përmes mekanizmit KOVAKS pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por edhe përmes ofertës së marrë tashmë nga Polonia, sasitë e nevojshme për vendin do të blihen përmes mekanizmave të Bashkimit Evropian.

Ai thekson se akoma nuk është e njohur as sasitë dhe as se si do të zbatohet shpërndarja sipas vendeve.

Sa i përket vaksinave për gripin sezonal, ai thotë se këtë vit, nga numri i zakonshëm i 28.000 vaksinave, do të blihen 40.000 dhe plus 20.000, të cilat do të merren donacion.

“Pra, do të kemi 60.000 vaksina, dy herë më shumë sesa i kemi pasur vitet e kaluara. Kjo vaksinë do të përfshijë disa grupe rreziku që ne besojmë se duhet të vaksinohen, përfshirë punonjësit shëndetësorë që vendosin ta marrin atë, pasi nuk është vaksinë e detyrueshme. Ne nuk e dimë me siguri nëse do të ketë imunitet të ndërlidhur me të cilin kjo vaksinë do të mbrojë kundër Kovid-19. Vaksina mbron me siguri, pasi është me katërvalentëshe, nga viruset e supozuara të gripit sezonal ose mund të paraqitet formë shumë e butë e sëmundjes, por rekomandohet absolutisht për njerëzit që tashmë kanë sëmundje kronike. Përveç grupeve të rrezikut që do të marrin vaksinën e gripit sezonal falas, do të ketë sasi të caktuara për shitje komerciale”, theksoi Filipçe.  fb/

Таг
Back to top button
Close
Close