• Thursday, 26 September 2024

Siljanovska Davkova dhe përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në takim me Borellin në Nju-Jork

Siljanovska Davkova dhe përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në takim me Borellin në Nju-Jork

Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila kryeson delegacionin e Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të OKB-së, sot pasdite sipas kohës së SHBA-së, merr pjesë në drekën e punës me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell me krerët e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në drekën e punës krahas Siljanovska Davkovës marrin pjesën kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, presidenti i BeH-së Denis Beçiroviç, nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë të Jashtme dhe Integrim Evropian, Filip Ivanoviq, si dhe Miroslav Lajçak përfaqësuesi special i BE-së për negociatat Prishtinë-Beograd.

Siç njofton raportuesi i MIA-s nga Nju-Jork, në drekën e punës, e cila mbahet në Misionin e BE-së në Nju-Jork, është biseduar për integrimet evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe bilateral, si dhe për zhvillimet aktuale në botë.

Në orët e vona të pasdites së sotme, sipas kohës amerikane, Siljanovska Davkova dhe anëtarët e delegacionit të Maqedonisë do të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xho Bajden dhe bashkëshortja e tij me rastin e Asamblesë së përgjithshme të 79-të OKB-së. ls/ 

Foto: Kabineti i presidentes