Përmbytje në Indonezi: Të paktën 883 të vdekur, ndërsa mbi 500 njerëz udhëhiqen të zhdukur
- Shërbimi indonezia për luftë kundër katastrofave sot kumtoi se numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në ishullin Sumatra ka arritur 883, ndërsa rreth 520 njerëz udhëhiqen si të zhdukur, raportoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 12:37, 6 December, 2025
Xhakarta, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Shërbimi indonezia për luftë kundër katastrofave sot kumtoi se numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në ishullin Sumatra ka arritur 883, ndërsa rreth 520 njerëz udhëhiqen si të zhdukur, raportoi DPA.
Shërbimi, theksoi se këto të dhëna pasqyrojnë situatën në tre provinca - Açeh, Sumatra Veriore dhe Sumatra Perëdimore - të cilat janë goditur nga reshjet intensive të shiut që zgjasin me ditë.
Të paktën 4.200 njerëz janë lënduar në rrëshqitjet e dheut, nga të cilët 3.500 janë banorë të fshatrave në terren të pjerrët.
Numri më i madh i viktimave është në provincën Açeh - 345, ndërsa 174 udhëhiqen si të zhdukur.
Autoritetet në Sumatrën Veriore konfirmuan vdekjen e 312 personave, ndërsa 133 udhëhiqen si të zhdukur. Sumatra Perëndimore raportoi 226 të vdekur dhe 216 të zhdukur.
Shërbimi për luftë kundër katastrofave paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet, sepse ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur në disa zona të izoluara. Puna e ekipeve të shpëtimit është vështirësuar për shkak të urave të dëmtuara dhe rrugëve të bllokuara. Në disa vende të populluara me ditë të tëra nuk ka rrymë, ujë të pastër dhe qasje në shërbimet telekomunikuese.
Organizatat ekologjike e lidhin vëllimin e shkatërrimit me shpyllëzimin e shpejtë të pyjeve dhe ndërtimin e kodrave në disa pjesë të Sumatrës. Indonezia shpesh herë është goditur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut gjatë sezonit të shirave muson. Megjithatë, ekspertët thonë se ndryshimet klimatike kontribuojnë për paraqitje më ekstreme të motit në të gjithë rajonin. sa/
foto: EPA