• Wednesday, 25 September 2024
Në ditën e sotme

23 shtator 2023 (MIA)

1713. - Lindi Ferdinandi VI, mbret i Spanjës në vitet 1746-1759. Ai mbështeti reformat ekonomike dhe ushtarake dhe rritjen e kontrollit të shtetit mbi Kishën Katolike romane.

1779. - John Paul Jones fundosi anijen britanike "Serapis" në ujërat e Detit të Zi gjatë revolucionit amerikan.

1780. - Agjenti britanik John Andre u kap nga amerikanët, ndërsa jepte informacion rreth dorëzimit të Frontit perëndimor.

1817. - Spanja dhe Britania e Madhe nënshkruan marrëveshje për ndalimin e tregtisë me skllevër.

1819. - Lindi fizikanti francez Armand Fizeau. Ai mati shpejtësinë e dritës pa llogaritje astronomike.

1846. - Astronomi gjerman Johan Galle zbuloi planetin Neptun.

1865. - Lindi Baronesha Orzsy, noveliste britanike.

1870. - Vdiq Prosper Merimee, dramaturg francez.

1869. - U nda nga jeta albanologu Johan George Fon Han, konsulli austriak pranë Ali Pashë Tepelenës, bashkëpunëtor i Kostandin Kristoforidhit për studimin e gjuhës shqipe. Albanologu i shquar ka lënë një sërë veprash studimore për gjuhën, historinë dhe thesarin e kulturës popullore shqiptare.

1916. - Lindi Aldo Moro, kryeministër i Italisë në vitet 1963-68 dhe 1974-76. Ai u rrëmbye dhe u vra nga terroristët e Brigadës së Kuqe më 1978.

1930. - Lindi pianisti dhe këngëtari amerikan Ray Charles. Ai u njoh në të gjithë botën për këngën "Georgia in my mind".

1932. - Nexh, Hexhas dhe shumë shtet të tjera u bashkuan në një shtet Arabia Saudite.

1939. - Vdiq Sigmund Frojd, psikiatër austriak dhe themelues i psikoanalizës.

1940. - U institucionalizua urdhri më i lartë i Britanisë për aktet e trimërisë, "George Cross".

1949. - Lindi Bruce Springsteen, këngëtar, dhe kitarist amerikan. Ai arriti në majat e hiteve muzikore me baladat rok "Born in USA" dhe "Born to Run".

1973. - Vdiq Pablo Neruda, poet dhe diplomat kilian. Si një nga poetët më të shquar të gjuhës spanjolle, ai ishte përfaqësues i shtetit në Burma, Argjentinë dhe Meksikë.

1990. - Qytetarët e Zvicrës votuan për të ndaluar krijimin e armëve bërthamore.

1991. - Armenia deklaroi pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik.

1992. - Gjenerali Le Duc Anh, ushtaraku më i lartë i Vietnamit u zgjodh President i vendit nga Ansambleja Kombëtare.

1993. - Australia e gjithë shpertheu në festë kur dëgjoi në transmetim direkt nga Monte Karlo se Sydneit iu dha nderi i përgatitjes së Lojërave Olimpike 2000.

1999. - Bernar Kushner, administratori i OKB-së për Kosovën lajmëroi transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një "Forcë për mbrojtjen e Kosovës".

2001. - Vdiq në Nju Jork në moshën 81 vjeçare, Isak Shtern (Isaac Stern), i konsideruar violinisti më virtuoz i shekullit XX. Shtern, i cili nxori më shumë se 100 disqe në karrierën e tij, dha më shumë koncerte se çdo violinist tjetër në botë me Filarmoninë e Nju Jorkut. Ai është fitues i çmimit Oskar për kolonën zanore të filmit "Fiddler on the Roof".

2002. - Vdiq, në moshën 76 vjeçare, Julio Perz, kampion i botës më 1950, me seleksionin uruguajan të futbollit. Perez, mori pjesë në botërorin e Brazilit, ndërsa luajti gjatë karrierës së tij me ngjyrat e skuadrave uruguajane Nacional Montevideo, Racing Club Montevideo dhe Internacional të Porto Alegres.

2013 - Ndërroi jetë Dushan Lubisaviq, nga duoja e famshme "Dule dhe Koki".