Në ditën e sotme
- 25 shtator 2024
25 shtator 2024 (MIA)
- Dita Botërore e Zemrës
1513. - Hulumtuesi spanjoll Vasko Nunjes de Balboa kaloi nëpërmjet Kanalit panamez dhe u bë evropiani i parë që e pa Oqeanin e Qetë.
1555. - U shpall Paqja e Augsburgut, e cila sheshoi kontradiktat mes Protestantëve dhe Katolikëve në shtetet gjermane.
1866. - Lindi biologu amerikan dhe gjenetiku Thomas Hunt Morgan, themelues i gjenetikës dhe fitues i çmimit “Nobel” për mjekësi, më 1933.
1906. - Është lindur kompozitori rus Dmitrij Shostakoviq, i cili është ndër të parët rusë që arriti famë ndërkombëtare. Ka shkruar veprën monumentale "Simfonia e pestë”.
1915. - Filloi Beteja e tretë e Artuasë në Luftën e Parë Botërore. Ajo shënoi edhe rastin e paprecedent të përdorimit të gazit të helmuar kundër gjermanëve.
1932. - U shpall autonomia e Regjionit spanjoll të Katalonjës.
1946. - Në Shkup u themelua Shoqëra kulturore-artistike punëtore Koço Racin.
1956. - U vendos në shërbim i pari kabëll telefonik transatlantik nga Obani, Skoci në Newfoundland, Kanada.
1963. - Ushtria e Republikës Domenikane rrëzoi regjimin shtatë mujor të Presidentit Juan Bosch dhe pezulloi Kushtetutën.
1970. - Vdiq në moshën 72 vjeçare, autori gjerman i veprës "Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit", Erich Maria Remark. Librat e tij u ndaluan nga Nazizmi në 1933.
1983. - Tridhjetë e tetë të burgosur, shumë prej anëtarëve të ushtrisë së Republikës Irlandeze, u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë, në Belfast të Irlandës Veriore.
1984. - Egjipti dhe Jordania vendosën formalisht marrëdhëniet diplomatike.
1992. - Moska dhe Uashingtoni zhdukën edhe reliken e fundit të Luftës së Ftohtë, duke i dhënë të drejtën gazetarëve dhe përfaqësuesve ekonomikë të punonin në shtetet e njëri-tjetrit.
1994. - Votuesit zviceranë aprovuan planin e qeverisë për prezantimin e ligjit kundër racizmit.
1997. - Makinat e Trustit Britanik Supersonik vendosën një rekord të ri të shpejtësisë prej 714, 1 milje për një orë.
1999. - Gazetat italiane bënë të ditur se dhënia e pafajësisë ish-kryeministrit Xhulio Andreotti, për shtatë herë rradhazi, për bashkëpunim në vrasje, shmangu "baltosjen" e të gjithë historisë së pasluftës së vendit.
2000. - Në Shkup, për herë të parë nga hapja e Qendrës për transplatim pranë Klinikës së hematologjisë, janë nxjerrë dy transplantet e para të palcës në Republikën e Maqedonisë
2001. - Mbreti Fahd i Arabise Saudite u shpreh i vendosur për të bashkëpunuar me Uashingtonin në luftën kundër terrorizmit, pas atentateve të 11 Shtatorit në SHBA.
2005. - Vdiq komiku amerikan Don Adams, i njohur për rolin e agjentit të fshehtë, Makswel Smart.