• Wednesday, 25 September 2024

Mot me vranësira, pasdite shi të rrëmbyeshëm të herëpashershëm

Mot me vranësira, pasdite shi të rrëmbyeshëm të herëpashershëm

 Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme  dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Kryesisht në pjesët perëndimore dhe veçanërisht nga mesdita do të ketë paraqitje lokale me reshje të rrëmbyeshme të herëpashershme  dhe kushte për bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 27 gradë Celsius.

 Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, më i lartë pasdite kur do të ketë kushte për shfaqje të reshjeve afatshkurtra. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

 Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike (DPHM), mot relativisht i ngrohtë. Sot dhe nesër do të ketë rritje të vranësirave me reshje lokale shiu, reshje të rrëmbyeshme afatshkurtër dhe kohë pas kohe me bubullima. Nga e enjtja moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje graduale të temperaturës.

 Foto: Arkivi i MIA-s