• Friday, 27 September 2024

Mot me diell dhe i nxehtë deri nesër pasdite

Mot me diell dhe i nxehtë deri nesër pasdite

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Mot me diell dhe i nxehtë do të mbisundojë deri nesër pasdite, kur të fillojë të rritet vranësira, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Pritet që temperatura e sotme minimale të jetë në interval prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja të arrijë nga 26 deri në 32 gradë.

Në Shkup, pritet mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi juglindor. Është paralajmëruar temperatura minimale do të bie 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë.

 Sipas sinoptikëve, të dielën do të ketë ndryshim më të madh të motit me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje lokale të bubullimave. Paralajmërohet të fryjë erë e përforcuar veriore, që do të vazhdojë edhe të hënën, kur pritet të shkaktojë rënie të madhe të temperaturës - për 8 deri në 10 gradë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s