• Friday, 27 September 2024
MIA FLESH

15:00 / 26 shtator / 2024

Shkup - Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) gjatë ditës së djeshme kreu mbi 60 mbikëqyrje në tërë territorin e vendit për mosrespektim të vendimit qeveritar për kufizim të marzhit përfitues të produkteve themelore ushqimore dhe cilësimin e tyre me shenjën "më pak shpenzime, më shumë për ty" me ç'rast lëshoi tetë urdhër-pagesa kundërvajtëse në vlerë prej 1.196.000 denarëve, ndërsa tek subjektet e tjera procedurat janë në rrjedhë.

Shkup - Qëndrojmë të përkushtuar të rrugën eurointegruese, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ixhet Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me qëndrimin e Vlen dhe Qeverisë pas informacionit nga Brukseli se Shqipëria në rrugën drejt BE-së do të ndahet nga vendi, për të cilën janë kusht ndryshimet kushtetuese.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nuk dëshironte t'i komentojë informatat se Shqipëria më 15 tetor do t'i fillojë negociatat me BE-në dhe atë që vendi në proces ndahet nga Maqedonia e Veriut. Ai theksoi se kjo pjesë mbetet në fushën e partive politike.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm me gatetarë theksoi se i është hequr mundësia për të thirrur mbledhje të Komisionit kuvendor për të cilën tashmë ishte thirrur. Potencoi se mbetet në domenin e Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe të rinj të vendosë për ndryshimet e Ligjit për të drejta të posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarët  familjeve të veta.

Shkup - Qytetarët në vitin 2023 i janë drejtuar Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) për shkak të mbrojtjes nga diskriminimi në fushën e informimit publik dhe mediave, ndërsa pastaj në punën dhe marrëdhëniet e punës dhe qasjen deri te të mirat materiale dhe shërbimet. KPMD në vitin 2023 ka punuar në gjuthsej 559 lëndë për mbrojtje nga diskriminimi nga të cilat 523 kanë qenë të haoura në vitin 2023 dhe 76 lëndë janë parashtruar nga viti paraprak 2022, me ç'rast ka vërtetuar 21 raste të llojit më të rëndë të diskriminimit.

Shkup - Borxhi global arriti në rekord 312 trilionë dollarë në fund të tremujorit të dytë të vitit 2024, para se gjithash për shkak të rritjes së detyrimeve në SHBA dhe Kinë, tregojnë sot të dhënat e publikuara nga Instituti i Financave Ndërkombëtare (IFN). Përveç Kinës dhe SHBA-së, borxhin e ka rritur edhe India, Rusia dhe Suedia, ndërsa rënie të ndjeshme ka shënuar pjesa tjetër e vendeve evropiane dhe Japonia. 

Shkup - Ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është humbje e rëndë e politikave të Qeverisë në planin e integrimeve evropiane të vendit, deklaroi në konferencë për shtyp lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, pasi ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-dë dje miratuan vendim që Shqipëria të vazhdojë negociatat dhe të ndahet nga Maqedonia në rrugën drejt Bashkimit Evropian. 

Shkup - Katër lokomotivat e paralajmëruara nga "Serbia Kargo" arritën në Maqedoni dhe menjëherë do të vendosen në dispozicion dhe funskion të "Hekurudhave të Maqedonisë", njoftoi sot ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoiljkoviq. 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski realizoi takim me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, Xhejms O'Brajan, në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Shkup - Konsideroj se me mjetet e Qeverisë, përfundimisht do t'i zgjedhin problemet disadekadëshe, të cilat para se gjithash, janë të ndërlidhura me infrastrukturën nëntokësore, të ndërlidhura me problemet, të cilat vetë komunat, sidomos ato më të voglat nëpër Maqedoni, nuk kanë mundur t'i zgjidhin edhe pse kanë pasur projekt të hartuar. Do të zgjidhen shumë probleme në arsim përmes ndërtimit të shkollave të reja, ndërsa përmes ndërtimit të kopshteve të reja do të zgjidhet mungesa e vendeve të lira. Konsideroj se thirrja ka kaluar me sukses, do ta presim rezultatin në fund, por përfundimisht, siç thash kjo do të jetë zgjidhje për problemet dekadëshe të komunave dhe qytetarëve tanë, theksoi kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski në suaza të ngjarjes për përforcimin e kapaciteteve të komunave për shfrytëzimin e kapaciteteve dhe decetralizimit të rritur.

Shkup -  Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve nëse kanë ndonjë informacion për Mark Joris (72), shtetas belg, i cili më 18 shtator të vitit 2024 nga ana e Interpolit Bruksel dhe ambasadës në Belgjikë ishte raportuar si i zhdukur,  të lajmërohen në stacionin më të afërt policor apo në numrin e telefonit 112.

Sofje - Ish-kryeministrat e Bullgarisë, Bojko Borisov dhe Kiril Petkov, sot deklaruan se Marrëveshja për fqinjësi të mirë duhet të respektohet dhe u bënë thirrje autoriteteve në Maqedoni të Veriut të vendosin nëse do t'i fusin bullgarët në Kushtetutë apo rruga e saj drejt BE-së do të mbetet e mbyllur.

Sofje - Komisioni për politikë të jashtme i Kuvendit popullor të Bullgarisë sot e miratoi deklaratën për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, propozuar nga partia e djathtë ekstreme "Rilindja", transmeton BTA. Partitë e përfaqësuara në parlament gjetën konsensus dhe u bashkuan rerth tekstit të deklaratës, e cila me korrigjime të vogla amandamentesh është miratuar unanimisht në komision.

Bruksel - Ballkani Perëndimor është pjesë përbërëse e së ardhmes së Evropës dhe anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE është e arritshme, nën kushtin që të vazhdojnë me zbatimin e reformave kyçe, porositi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Zhozep Borel në takimin joformal me liderët e rajonit në Nju-Jork, ku mori pjesë edhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.

Londër - Britania e Madhe sot njoftoi se ka sanksionuar pesë anije dhe dy kompani të anijeve, si pjesë e regjimit të sanksioneve kundër Rusisë. Më herët këtë muaj, Britania e Madhe vendosi sanksione edhe për 10 anije të të ashtuquajturve "flota në hije" të anijeve ruse, për çka thotë se përdor praktika jologjore për t'iu shmangur kufizimeve perëndimore ndaj naftës ruse.

Nju-Jork - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sonte do të mbajë fjalim në sesionin e 79-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork që mbahet me temën "Duke mos lënë askënd pas vetes: duke vepruar së bashku për avancimin e paqes, zhvillimin e qëndrueshëm dhe dinjitetin njerëzor për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm".

Madrid - Në Spanjë sot në thirrje të sindikatave do të mbahen protesta me qëllim që të arrihet marrëveshje mes qevrisë dhe sektorit afarist për uljen e javës 40-orëshe të punës për dy orë e gjysmë.   Punëdhënësit këtë e refuzojnë sepse brengosen për shpenzimet e mëdha, pasi socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sançez po përpiqen t'i bindin ndërmarrjet të pranojnë planin për uljen e javës së punës, duke theksua se ndryshimi do të çojë deri në rritjen e produktivitetit.