• Thursday, 26 September 2024
MIA FLESH

15:00 / 25 shtator / 2024

Shkup - Prioritet i Qeverisë dhe i Minsitrisë së Ekonomisë dhe Punës është ruajtja e të rinjve në vend. Nga viti i ardhshëm prioritet i ynë do të jetë jo vetëm t'i ruajmë mendjet e reja këtu në shtet, por edhe t'i kthejmë shumicën e tyre me punë të garantuar apo me mbështetje të kompanive të reja startap dhe përmes engjujve biznesor, të mund të njihen ato nisma të mira në mënyrë që të mund të kthehen të rinjtë dhe të hapen biznese të reja në Maqedoni, porositi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Shkup - Gjykata kushtetuese sot diskutoi për Ligjin për komunikime elektronike i cili cakton obligim që operatorët telekomunikues të ruajnë të dhëna për komunikimet elektronike të të gjithë parapaguesve në periudhë prej 12 muajve, pa vendim gjyqësor për atë. Në nismën, krahas nenit të lartëpërmendur 178 nga Ligji për komunikime elektronike kontestohet edhe neni 176 paragrafi 3 nga ligji i njejtë i cili cakton se operatorët janë të obliguar të dhënat e ruajtura për komunikime elektronike të parapaguesve me kërkesë t'ua parashtrojnë organeve kompetente sipas kushteve dhe procedurës së caktuar me ligj.

Shkup - Lufta me krimin dhe korrupsionin duhet të jetë e shkëlqyer. Pa fituar në atë luftë, nuk mund të kemi një shtet të zhvilluar, nuk mund të kemi kushte më të mira dhe standard më të mirë të qytetarëve, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Qeveri.

Shkup – Nënkryetari i Kuvendit dhe deputet i LSDM-së, Jovan Mitrevski sot në konferencë për media kërkoi nga kryetari i Parlamentit Afrim Gashi që ta angazhojë Komisionin për çështje të rregullores dhe mandatit – imunitetit që të thirre mbledhje, ku do të interpretohet zbatimi i nenit 126 paragrafi 3, gjegjësisht të veprojë në mënyrë të njëjtë me ligjin e branitellave, si dhe në rastin me ligjin për huamarrje me Hungarinë. 

Shkup - Deri në fuind të ditës pjesërisht me vranësira dhe relativisht ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Pasdite  dhe në mbrëmje kryesisht në pjesët veriore do të ketë dukje lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, njofton DPHM. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 24 deri në 30 gradë.

Prishtinë - Një ditë pas shënimit të përvjetorit të parë të sulmit terrorist në Banjskë në veri të Kosovës, në të cilin u vra një pjesëtar i policisë së Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot filloi seanca e parë e gjykimit të 45 të akuzuarve për sulmin, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Prishtinë - Seanca e parë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër tre nga 45 të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës, një vit më parë, në të cilin u vra pjesëtari i policisë së Kosovës, është shtyrë për 9 tetor, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Athinë - Nëse Bashkimi Evropian u tregua jokredibil lidhur me premtimin për Ballkanin Perëndimor, për fqinjësinë e saj, atëherë nuk do të ketë kurrfarë kredibiliteti si forcë gjeopolitike ndërkombëtare, tha sot kryeministri grek Aleksis Cipras në fjalimin e tij pasi iu nda çmimi për paqe për Marrëveshjen e Prespës nga organizata greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Paris - Ekonomia globale këtë vit do të ketë rritje prej 3,2 për qind, me të njejtin ritëm si dhe në vitin 2025, thuhet në parashikimin që sot e publikoi Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD).

Bruksel - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli, sot në Nju-Jork  ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e KB-së, do t'i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në drekën tradicionale të punës, bëri të ditur Komisioni Evropian.

Bruksel - Drejtori i përgjithshëm aktual për bujqësi, peshkim, punë sociale dhe shëndetësi në Sekretariatin e përgjithshëm të Këshillit të KB-së, Çezare Onestini u emërua pë udhëheqës të ri të Drejtorisë së përgjithshme për zhvillim organizativ dhe shërbime (DG ORG) të Unionit.

Bruksel - Më shumë se njëqind kompani deri tani e kanë nënshkruar Paktin për intelegjencën artificiale të BE-së, me çka vullnetarisht angazhohen të respektojnë dispozitat e tij përpara fillimit të zbatimit të tyre ligjor, njoftoi sot Komisioni Evropian. 

Berlin - Kryesia e Partisë së gjelbër gjermane dha dorëheqje kolektive, duke e sqaruar këtë gjest me mossukseset e zgjedhjeve të krahinës në shtator. "Arritëm në konkluzionin se nevojitet një fillim i ri", tha nënkryetari i Partisë të gjelbrit, Omid Nuripur në qendrën partiake në Berlin.

Kopenhagë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot paralajmëroi se përdorimi problematik i rrjeteve sociale është në rritje ndërmjet fëmijëve në Evropë dhe se ekziston rrezik ata të zhvillojnë varësi nga lojërat onlajn.

Bratislavë - Një letër me një plumb drejtuar kryeministrit sllovak Robert Fico ka mbërritur sot në Qeverinë sllovake, njoftoi sot shërbimi i tij për shtyp.  Sipas raportimeve, plumbi është gjetur pasi zarfi i dyshimtë u mor për një kontroll të mëtejshëm, raporton portali sllovak Plus 7 Dni.  Shtohet se letra ka ardhur nga një dërgues i panjohur.

Moskë - Plani i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për të detyruar Rusinë të bëjë paqe me Kremlinin sot e vlerësoi si një "gabim fatal", i cili do të ketë pasoja për Kievin, raportojnë mediat britanike.  Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskovi deklaroi se Rusia dëshiron paqe, por është e pamundur të zgjidhet problemi me forcë.