• Friday, 27 September 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 26 shtator/ 2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiha, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të KB-së në Nju -Jork, njoftoi MPJTJ. Në takimin ndërmjet MPJTJ Mucunski dhe MPJ Sibiha, u riafirmua mbështetja e Maqedonisë për Ukrainën, duke theksuar se Maqedonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të saj. Ministri Mucunski theksoi se mbështetja pa mëdyshje për Formulën për Paqe, Koalicionet Ndërkombëtare për krijimin e një gjykate për krimet, agresionin kundër Ukrainës dhe për kthimin e fëmijëve të zhvendosur me forcë vazhdon, si dhe për nismat dhe formatet e tjera për ofrimin e ndihmës praktike për Ukrainën.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, i cili e kryeson delegacionin e vendit gjatë vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral majori Sashko Llafçiski, në Pentagon realizoi takim me Amanda Dori, nënsekretare për politikë të mbrojtjes.

Shkup - Në 24 orët e fundit janë regjistruar nëntë zjarre në ambiente të hapura, me ç'rast janë djegur plehra, deponi, kabllo dhe goma, bar i thatë dhe vegjetacion i ulët, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Zjarrfikësit në Shkup intervenuan për shuarjen e deponisë së kapluar nga zjarri në sipërfaqe prej 200 m2 në fshatin Batincë, bar i thatë i djegur në Bardovc.

Beograd - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së (AP të KB-së), në Nju-Jork, kanë biseduar hollësisht për ngjarjet e fundit në kuadër të dialogut dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, në dritë të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Bruksel - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (Koreper) solli vendim që Shqipëria t'i fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në për kapituj, me çka do të ndahet nga vendi ynë në rrugën evropiane, pohon portali i Brukselit "Euraktiv", duke iu referuar burimeve në Këshillin e BE-së.

Kiev - Rusia gjatë natës kreu sulm me dronë ndaj kryeqytetit ukrainas Kiev, duke shkaktuar dëm në infrastrukturën civile, kumtuan autoritetet e qytetit. Mbi qytet ishin vërejtur disa nga dhjetë dronët e prodhimit iranian, nga të cilat shumica ishin rrëzuar, deklaroi Serhij Popko, shef i administratës ushtarake lokale.

Nju-Jork - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi në Asmablenë e përgjithshme të KB-së në Nju-Jork se Franca e mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara. "Gjermania, Japonia, India dhe Brazili duhet të bëhen anëtare të plotfuqishme të Këshillit të Sigurisë të KB-së", tha Makron, transmeton BMF TV.

 Nju-Jork - Prefekti i Nju-Jorkut, Erik Adams është akuzuar pas hetimit federal për korrupsion, me çka u bë prefekti i parë në historinë e Nju-Jorkut i cili akuzohet derisa është në funksion. Aktakuza për Adamsin mbetet e vulosur dhe nuk është e qartë me çfarë akuzash përballet ai", lajmëroi Njujork Tajms, duke cituar burime të njoftuara me rastin.

Uashington - Kandidati republikan për president dhe ish-president i SHBA-së, Donald Tramp, ka sulmuar sërish presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, se nuk ka negociuar me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, me pretendimin se edhe “marrëveshja më e keqe” do të ishte më e mirë se niveli aktual i vdekjes dhe shkatërrimit.

Tel-Aviv, Bejrut - SHBA-ja, Franca dhe aleatët e tjerë kanë bërë thirrje për armëpushim prej 21 ditëve, që të mundësohet që bisedimet në konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahu. Në deklaratën e përbashkët, të kontraktuara në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thuhet se luftimet e paradokohshme janë të papranueshme dhe paraqesin rrezik të papranueshëm nga eskalimi më i gjerë rajonal.

 Tel Aviv - Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotriç, sot e hodhi poshtë propozimin për armëpushim 21 ditorë në Liban dhe bëri thirrje në "shkatërrimin" e grupit të armatosur libanez Hezbollah, njoftuan mediat franceze. 

 Tel Aviv - Izraeli ka dhënë dritë të gjelbër për armëpushim me milicinë shiite libaneze Hezbollah, njoftoi sot televizioni N12. Qëllimi është që të bisedohet për marrëveshje të përhershme, duke cituar një bashkëpunëtor anonim  të të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.  Siç raporton DPA, së pari nuk ka konfirmim zyrtar për raportin. Zëdhënësja nga zyra e Netanjahut tha se nuk ka dhënë deklaratë të tillë. 

Bejrut - Armata e Izraelit vazhdon me sulme ajrore në Liban, kumtuan sot burimet lokale të Libanit, transmeton DPA. Agjencia shtetërore NNA njoftoi se Izraeli e ka bombarduar ndërtesën e komunës në afërsi të qytetit Nabatie në jug të Libanit. Të paktën katër persona humbën jetën në sulmet në afërsi të kufirit, citoi sot Ministria e Shëndetësisë, transmeton agjencia gjermane.