• Thursday, 26 September 2024
MIA Flesh

12:00/25 shtator/2024

Shkup - Gjatë mbajtjes së sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjina të AP-së, realizoi takime të ndara me ministrin e Jashtëm të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunim Afrikan dhe Mërgatë të Mbretërisë së Marokut, Naser Burita. Fokusi në të dy takimet, siç kumtoi Minsitria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u vendos edhe në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në prëforcimin e relacioneve ekonomike mes dy vendeve.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në kuadër të Procesit të Berlinit realizoi takim me Kris Barton, komisar për tregti i Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Çarslli i Tretë. Në takim, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë së Punës, u vlerësua se marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut paraqesin bazë të fuqishme për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe për ndërtim të relacioneve të reja afariste mes komuniteteve afariste të të dy vendeve. Ministri Durmishi e informoi komisarin Barton për prioritetet ekonomike të Qeverisë, duke cekur me atë rast se të njejtat mund të shfrytëzohen për krijim të mundësive të reja për avancim dhe zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të mirë tradicional ekonomik mes dy vendeve.

Shkup - Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) prej mesditës së sotme do të fillojë me dënimin e tregtarëve të cilët nuk i kanë vendosur shenjat "më pak shpenzime, më shumë për ty" dhe nuk i shesin me çmim më të ulët produktet për të cilat Qeveria mori vendim për të kufizuar marzhin e tyre të fitimit", paralajmëroi në deklaratën për MIA-n drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski. Siç theksoi, në kontrollet në terren që kanë kryer dje deri në orën 21:00 kanë konstatuar se marketet nuk kishin vendosur shenjat e nevojshme, me të cilat duhej të shënonin produktet në të cilat Qeveria vendosi marzhe më të ulëta fitimi, edhe pse ISHT-ja u kishte dhënë afat për ta bërë këtë deri në fund të ditës së djeshme.

Shkup - Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtoreshës organizative të Institucionit Shëndetësor Publik - Klinika Universitare për Toksikologji Besia Iljazi për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. "E akuzuara, në cilësinë e drejtoreshës oganizative të Institucionit Shëndetësor Publik - Klinika Universitare për Toksikologji, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm për 17 persona. Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdes Shëndetësor në maj të këtij viti ka lidhur kontrata në vepër me personat për angazhimin e tyre në Klinikë, pas së cilës në mënyrë retroaktive ka nxjerrë urdhërpagesat me të cilat u ka paguar atyre kompensim mujor për punësimin e tyre të mëparshëm të supozuar. Në listë ka shtuar persona me të cilët nuk është lidhur aspak kontratë pune dhe të cilëve u është paguar edhe kompensimi për gjoja punët e kryera", njoftoi sot Prokuroria Publike.

Shkup - Gjykata Kushtetuese po shqyrton nismën për Ligjin e Komunikimeve Elektronike i cili parasheh detyrimin për operatorët telekomunikues të mbajnë të dhëna për komunikimet elektronike të të gjithë parapaguesve në periudhën prej 12 muajve, pa vendim gjyqësor. Në nismë, përveç nenit 178 të latpërmendur të Ligjit për komunikime elektronike kontestohet dhe neni 176 paragrafi 3 i ligjit të njejtë i cili përcakton se operatorët janë të detyruar të dorëzojnë të dhëna për komunikimet elektronike të parapaguesve me kërkesë t'ua dorëzojnë organeve kompetente sipas kushteve dhe procedurave të konfirmuara me ligj. Me ç'rast edhe  kjo dispozitë e ligjit nuk parasheh ekzistimin e vendimit gjyqësor për të dhënat e tilla të mbajtura, për shkak të së cilës edhe nenet 176 dhe 178 të Ligjit për komunikime elektronike nuk janë në pajtim me nenin 17 të Kushtetutës, qëndron në nismë.

Shkup - Në Qendrën për Menaxhim me Krizat (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.708 thirrje në Numrin e vetëm për raste emergjente 112. "Prej tyre thirrje "reale" ishin 58,02 për qind, ndërsa 41,98 për qind ishin për nevoja tjera të qytetarëve që nuk ishin emergjente. Për policinë ishin 63,42 për qind e thirrjeve, për Ndihmën e shpejtë mjekësore 27,24 për qind, ndërsa për zjarrfikësit 5,06 për qind e thirrje reale në numrin 112", thuhet në kumtesë. QMK informon se Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, mbrëmë në orën 21:46 ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit i përket zonës epicentrale të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit prej 2.9 ballë. Tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe më gjerë, me intensitet III-IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Tetovë - Për herë të dytë u shty rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës pasi në rigjykim e ktheu Gjykata e Apelit Gostivar pas seancës publike në prill të vitit 2024, pas gjykimit të parë nga 5 qershori i vitit 2023. Gjykatësi Jordan Velkovski informoi se arsyeja është mungesa e Samoil Filipovskit, avokat i Artan Etemit, njëri nga dy drejtorët e akuzuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Seanca është caktuar për më 5 nëntor 2024 në orën 10:00. Përpjekja e parë për seancë ishte caktuar më 26 qershor, por u shty për sot për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Spitalit klinik të Tetovës.

Varshavë - Ministri polak i Punëve të Jashtme, Radosllav Shikorski, e akuzoi Rusinë në Kombet e Bashkuara (KB) se po e bën të njejtën gjë me fëmijët ukrainas si nazistët, të cilët i merrnin fëmijët nga Polonia dhe Bashkimi sovjetik në Gjermani për t'i gjermanizuar dhe për t'i kthyer në fëmijë biondë arianë. "Me çka dallon kjo që ua bëni fëmijëve të rrëmbyer ukrainas me atë që nazistët gjermanë ua bënin fëmijëve tuam dhe fëmijëve tanë?", iu drejtua Shikorski përfaqësuesit rus, Vasilij Nebenzha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së. Shefi i diplomacisë polake përkujtoi se rrëmbimi dhe indoktrinimi i fëmijëve nga një vend, komb apo grup tjetër, sipas të drejtës ndërkombëtare, është krim lufte gjenocidal.

Kiev - Shërbimi special transportues shtetëror i Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes mori seri pajisjesh humanitare për çminim e cila arriti nga ana tjetër e Atlantikut, lajmëroi Ukrinform. Pajisja në vlerë prej 230.000 dollarëve përfshin detektorë për metal, veshje mbrojtëse, vegla të specializuara për çminim dhe pajisje për ndriçim, "të cilat dukshëm do ta prëmirësojnë efikasitetin dhe sigurinë e çminuesve, thekson shërbimi për shtyp i Shërbimit special transportues shtetëror. Pajisja iu dorëzua çminuesve të cilët kaluan trajnim në qendrën e specializuar për çminim dhe çaktivizim të bombave në Kosovë.

Bejrut - Armata izraelite (IDF) u bëri thirrje familjeve libaneze të cilët i kanë lëshuar shtëpitë e tyre në jug të Libanit të mos kthehen mbrapa. Evakuuimi ka filluar të hënën kur Izraeli e filloi valën e sulmeve të ashpra ajrore dhe raketore ndaj zonave ku po vepron Hezbollahu. "Deri te të gjithë banorët e fshatrave libaneze të cilët i kanë evakuuar shtëpitë e tyre për shkak të sigurisë së tyre për shkak të pranisë së armëve ose elementeve terroriste të Hezbollahut, sulmet e IDF-së vazhdojnë", shkruan zëdhënësi i IDF-së, Aviçaj Adrai, në X në gjuhën arabe.

Nju-Jork - Shefat e diplomacive të Egjiptit, Irakut dhe Jordanisë e akuzuan "agresionin izraelit ndaj Libanit" dhe paralajmëruan se "Izraeli po e shtyn rajonin në luftë të hapur". Ministrat e punëve të jashtme të Egjiptit, Irakut dhe Jordanisë, Badër Abdelati, Fuad Hysein dhe Ajman Safadi u mblodhën në Nju-Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së. Në deklaratën e përbashkët të publikuar sot thuhet se tre ministrat e punëve të kashtme biseduan edhe për organizimin e "samitit të trefishtë" në Kajro.

Nju-Jork - Ushtria ukrainase edhe krahas sasive të mëdha të armëve, përfshirë edhe armë me rreze të gjatë veprimi, është në skaj të humbjes së plotë, deklaroi mbrëmë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzja, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së kushtuar Ukrainës. Nebenzja tha se ushtria ukrainase është në skaj të humbjes edhe krahas furnizimit të konsiderueshëm me armë, përfshirë edhe me rreze të gjatë veprimi, dhe krahas mercenarëve të huaj dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të Perëndimit në konfliktin në Ukrainë me qëllim që t'i shkaktohet humbje strategjike Rusisë, lajmëruan mediumet ruse.

Uashington - Në disa qytete amerikane u mbajtën protesta kundër mbështetjes ushtarake amerikane për Izraelin, ndërsa aktivistët paqësor kërkuan embargo për eksport të armëve në Izrael, njoftuan sot mediat amerikane. Mediat britanike transmetojnë se dhjetëra demonstrantë mbrëmë u mblodhën në sheshin Herald në Nju-Jork duke mbajtur pankarta ku shkruante "Duart jashtë Libanit tani" dhe "Nuk do të kemi luftë izraelito-amerikane në Liban". Demonstrantët brohorisnin "Duart larg Lindjes së Mesme", "Palestina e lirë", Bajdeni, Harisi, Trampi dhe Bibi - askush nuk është i mirëseardhur në qytetin tonë".

Uashington - Ish-presidenti amerikan dhe kandidat republikan i zgjedhjeve në SHBA, Donald Tramp sot deklaroi se po përballet me "kërcënime të mëdha nga Irani". "Irani përbën një rrezik të madh për jetën time. E gjithë ushtria amerikane sheh dhe pret", ka shkruar Trampi në rrjetin e tij social Truth Social.  Ai tha se Irani "tashmë ka ndërmarrë masa dhe nuk ka pasur sukses, po do të mundohet sërish". "Jam i rrethuar nga shumë njerëz dhe armë si kurrë më parë", shtoi Trampi.

Barcelonë - Portieri i Portos, Diogo Kosta, mund të vazhdojë karrierën te Barcelona. Sipas "Mundo Deportivo", drejtori i klubit katalanas Deko dëshiron ta shohë portugezin 25-vjeçar në ekip pasi portieri Mark-Andre ter Shtegen u lëndua. Gjermani pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me Villarrealin (5:1) të xhiros së 6-të të La Ligës dhe u nxor nga fusha me barelë. Më vonë u mësua se 32-vjeçari Ter Shtegeni ka lënduar gjurin e djathtë. Mund të humbasë rreth tetë muaj.