• Friday, 27 September 2024
MIA Flesh

18:00 / 26 shtator / 2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se që kur ishte për vizitë në Bruksel është paralajmëruar se me shumë gjasa Shqipëria do t'i fillojë negociatat dhe do të ndahet nga vendi, por theksoi se ky është një mesazh i keq për qytetarët e Maqedonisë, sepse vendi në, siç tha, rrugën për më shumë se dy dekada drejt integrimit në BE ka bërë shumë gjëra, më shumë se çdo kandidat apo anëtar aktual, ndërsa të cilët kryesisht nuk kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës. Ai i uroi Shqipërisë fqinje shumë sukses, të përfundojë shpejtë procesin e negociatave dhe siç tha, ndoshta një ditë "rrugën tona do të takohen sërish në atë trajaktore drejt anëtarësimit të plotë në BE". 

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Ivana Ginovska, sot mbajtën konferencë për shtyp, në të cilën e njoftuan fillimin e aktiviteteve të përbashkëta për ajër më të pastër, që në pritje të sezonit të ngrohjes do të zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Shkup - Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor Sasho Klekovski, sot e prezantoi planin për zvogëlimin e borxhit të Institucioneve shëndetësore publike. Siç tha ai,, borxhi i ISHP-ve në vend është pesë miliardë denarë, e vetëm në fillim të vitit është rritur për një miliardë. Borxh, i cili tha, ka mundur ta rrezikojë punën e rregullt të institucioneve shëndetësore dhe të sjell deri në bllokimin e llogarive të disa institucioneve shëndetësore.

Shkup - Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot deklaroi se si koalicion, edhe qeveritar, edhe si VLEN, do të punojnë seriozisht në zgjidhjen më të shpejtë të problemit bilateral me Bullgarinë, që vendi sa më shpejtë t'i hapë negociatat aderuese, dhe ta kapë hapin me Shqipërinë.

Shkup - Ligji për përdorimin e gjuhëve do të vendoset në seancë në të cilën do të marrin pjesë të gjithë nëntë gjyqtarët kushtetues, duke pasur parasysh rëndësinë dhe interesin në publik, informojnë nga Gjykata Kushtetuese. Nga aty shtojnë se nuk do të jetë në tetor, pasi është paralajmëruar mungesa e disa prej gjyqtarëve.

Shkup - Dita ndërkombëtare e boshnjakëve, 28 Shtatori (e shtunë) është ditë jopune për pjesëtarët e komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pas konferencës së sotme për media ka bërë të ditur se është duke u përgatitur ligj për përfaqësim të drejtë, i cili duhet të zëvendësojë "balancuesin". "Kjo çështje është në domenin e partive politike dhe politikës. Unë nga funksioni kryetar i Kuvendit nuk mund të komentoj për këtë çështje, por pasi jam në Kuvend dhe jam në kontakt me deputetët e të gjitha partive politike, kam informacione se një ligj i tillë është duke u përgatitur", tha Gashi.

Shkup - Në vitin 2023 gjithsej të hyrat në industrinë radiodifuzive kanë qenë 2.458.000 denarë, ndërsa shpenzimet totale 2.708.000 denarë. Rezultatet nga puna e të gjithë subjekteve të tregut tregojnë humbjen e 261 milion denarëve, ku humbjet e servisit publik janë 132 milion denarë, ndërsa te televizionet komerciale 140 milion denarë. Fitim kanë realizuar vetëm radiot komerciale ku kjo shifër është 10 milion denarë. 

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi priti sot koordinatoren e re të përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rita Kolumbia, me të cilën bisedoi për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për vendin, nën patronatin e organizatës botërore si dhe Strategjia Kombëtare e Zhvillimit.  

Shkup  – Zhvillimi komunal dhe ai ekonomik lokal janë në fokusin e Qeverisë së re, me ç’rast bashkëpunimi dhe përkrahja financiare do të jenë proces i vazhdueshëm, theksoi sot zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, gjatë hapjes së Forumit Vjetor të Liderëve:”Strategjitë e bashkëpunimit në drejtim të mobilizimit të qëndrueshëm të resurseve dhe decentralizimit”.

Shkup - Programi për arsimin e lartë pa mëdyshje thekson se nevojiten kushte më të mira për mëesim, angazhim më i madh i kuadrit mësimos dhe shkencor, më shumë financa dhe formulë e re financimi dhe sigurisht, ndërhyrje në rregullatoren ligjore. Bordit për akreditim dhe Bordi për vlerësim duhet të funksionojnë siç duhet, që të sigurojnë racionalizimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Shkup - Çështja dhe dilema është se si LSDM-ja, partneri i BDI-së e cila për tetë vite e promovoi konceptin qytetar, brenda natës propozon ligj për "branitellat". A nuk ishin të sinqertë kur promovuan një koncept qytetar, apo brenda natës u bënë nacionalistë dhe propozojnë një ligj të tillë?, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Shkup - Në një hapësirë të një shkolle fillore në lagjen Ilinden është gjetur e vdekur 50-vjeçarja S.M. nga Shkupi, e punësuar në shkollë, informuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ngjarja u raportua dje në orën 14:29. Një mjek nga Ndihma urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.

Shkup - Për dy ditë nuk mund të them nëse ka rezultate dhe nëse jam i kënaqur është përgjigjur kryeministri Hristian Mickoski në pyetjen e gazetarëve për rezultatet nga "shporta konsumatore e vjeshtës" me obligim për uljen e çmimeve të produkteve të caktuara.

Shkup - Strategjitë për rritjen e të hyrave komunale, avancimi i procesit të decentralizimit dhe përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies së vetëqeverisjes lokale janë temat e Forumit Strategjitë për bashkëpunim në mobilizimin dhe decentralizimin e qëndrueshëm të resurseve, nikoqir i të cilit është Projekti i USAID-it për Forcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve të komunave.

Shkup - Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e dispozitës për vjetërsimin për përmbarimin e borxheve dhe reagimin e shoqatave, të cilët kërkuan ndihmë nga Qeveria, kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se Qeveria është e hapur për takime me shoqatat për të gjetur një zgjidhje.

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami ka theksuar se koalicioni qeveritar është korrekt edhe përkundër mospajtimeve rreth ligjit për mbrojtësit. "Koalicioni “Vlen” funksionon shkëlqyeshëm, po ashtu edhe koalicioni qeveritar është korrekt. Sigurisht që kemi shumë pika të përbashkëta, por kemi edhe pika ku dallojmë. Por mund të garantojmë që për sa kohë “Vlen” është pjesë e koalicionit qeveritar, nuk do të ketë kthim prapa të të drejtave të shqiptarëve. Sa i përket mbrojtësve, gjatë kohës që BDI ishte në pushtet, së paku tre herë është ndryshuar ligji që ua jep ato të drejta mbrojtësve dhe BDI nuk ka ngritur zërin. Kishte edhe një deklaratë përfundimtare të një zyrtari të qeverisë së kaluar, i cili pohon se edhe këto ndryshime që tani po tentojnë t'i shtyjnë LSDM-ja dhe BDI-ja, tashmë janë dakorduar me Ali Ahmetin. Prandaj i bëj thirrje që të mos jetë dyftyrës, le ta pranojë se gjithçka që iu është dhënë mbrojtësve, ndërsa nuk i është dhënë ushtarëve të UÇK-së është përfitim i Ali Ahmetit. Dhe duhet të dalë dhe ta thotë si burrë këtë", ka theksuar Kasami në pyetjen e një gazetari, i cili së bashku me përfaqësues të policisë dhe ndërmarrjeve publike kanë ndjekur aksionin për çlirimin e sipërfaqeve publike.

Gostivar - Uji me të cilin furnizohen konsumatorët nga komuna e Gostivarit përmes ujësjellësit nuk është i sigurt për pije, informuan pasditen e sotme nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi". Në kumtesën për opinionin ata shprehin keqardhje për gjendjen e cila është krijuar nga analizat e fundit mikrobiologjike.

Prishtinë - Policia e Kosovës sot ka vendosur barriera betoni në urën afër Banjskës në veri të Kosovës, konfirmoi ushtruesi i detyrës drejtor i policisë rajonale të Veriut, Veton Elshani, transmeton Beta. Ai deklaroi se qëllimi i vendosjes së pengesave është të parandalohet kontrabandimi.

Bruksel - Komisioni Evropian me padurim pret sa më shpejtë fillimin e negociatave sipas kapitujve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi zëdhënësja e KE-së për zgjerim, politikë të fqinjësisë dhe partneritet ndërkombëtar, Ana Pisonero lidhur me vendimin e Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER), që Shqipëria më 15 tetor ta fillojë procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE sipas kapitujve. 

Damask - Pas intensifikimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë javës më shumë se 22.000 njerëz nga Libani kanë mbërritur në Siri. Sipas një përfaqësuesit të paemëruar sirian të sigurisë, më shumë se 6.000 libanezë dhe rreth 15.000 sirianë e kanë kaluar vendkalimin kufitar Jdeidet Iabus (në Liban i njohur si Masna).

Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant sot miratoi "vazhdimin e aktiviteteve ofensive të Forcave mbrojtëse izraelite (IDF) kundër Hezbollahut në Liban. Vendimi i tij vijoi pas takimit me shefin e Shtatëmadhorisë izraelite, gjeneral-kolonelin Herzi Halevi dhe personaliteteve tjerë të lartë ushtarakë.

Nju Delhi - Të paktën 46 persona, përfshirë 37 fëmijë, u mbytën në shtetin lindor të Indisë, Bihar, teksa bënin banjë rituale gjatë një festivali fetar hindu. Tre persona rezultojnë të zhdukur, njoftuan agjencitë botërore, duke iu referuar autoriteteve lokale. Niveli i ujit në rezervuarët ku këta njerëz u mbytën është rritur në mënyrë të rrezikshme që nga përmbytjet që goditën rajonin, deklaroi një zyrtar lokal për përgjigje ndaj fatkeqësive.

Nju-Jork - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot e falënderoi presidentin amerikan Xhozef Bajden dhe dy partitë në Kongresin amerikan, pasi u publikua se SHBA-ja do të dërgojë ndihmë ushtarake në Kiev me vlerë prej pothuaj tetë miliard dollarësh dhe do të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë. 

Uashington - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden ftoi liderët e më shumë se 50 vendeve për takim të Grupit të Kontaktit për sigurimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, njofton DPA. "Do të thërras takim në nivel liderësh të Grupit të kontaktit për sigurimin e ndihmës në mbrojtje për Ukrainën muajin e ardhshëm në Gjermani për të koordinuar përpjekjet e më shumë se 50 vendeve që mbështesin Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus", qëndron në deklaratën e Bajdenit.

Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot dënoi kërcënimin e presidentit rus Vladimir Putin me armë bërthamore si "të papërgjegjshëm". Kremlini sot kumtoi se ndryshimet e paralajmëruara më parë nga Putini në doktrinën bërthamore të Rusisë duhet të konsiderohen si një "sinjal specifik" për Perëndimin.