• Wednesday, 25 September 2024

Marka: Vinisius do ta fitojë Topin e artë

Marka: Vinisius do ta fitojë Topin e artë

Madrid, 24 shtator 2024 (MIA) - Sulmuesi i Real Madridit, Vinisius do ta fitojë çmimin "Topin e artë", kumtoi "Marka".

Sipas portalit sportiv spanjoll, braziliani 24-vjeçar në fund të sezonit 2023/24 do ta marrë mirënjohjen për futbollistin më të mirë në botë.

Sezonin e kaluar Vinisius shënoi 24 gola dhe bëri 11 asistime në 39 ndeshje për Realin në të gjitha kampionatet. Së bashku me "klubin madrilen", futbollisti e fitoi Kampionatin spanjoll dhe Superkupën, si dhe Ligën e kampionëve dhe Superkupën e UEFA-së.

Ceremonia e ndarjes së Topit të artë do të mbahet më 28 tetor në Paris. ab/

Foto: ЕPА