• Thursday, 26 September 2024

Kryeministri hungarez Orban më 26 dhe 27 shtator për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri hungarez Orban më 26 dhe 27 shtator për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban së bashku me një delegacion të Qeverisë hungareze, më 26 dhe 27 shtator do të qëndrojë për vizitë dyditore në  Republikën e Maqedonisë së Veriut, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Kryeministri Hristian Mickoski të premten do të realizojë takim kokë më kokë me kolegun e tij hungarez në vilën kryeministrore në Ohër, ndërsa në kuadër të vizitës do të realizohen edhe një sërë takimesh dypalëshe të ministrave të RMV-së me homologët e delegacionit hungarez.

Të premten do të mbahet edhe një seancë e përbashkët në hotelin Ineks Olgica në Ohër, ndërsa pas përfundimit të seancës në lokacionin e njejtë pritet që dy kryeministrat të mbajnë konferencë për shtyp.

Siç informojnë nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është paraparë shëtitje në Ohër, vizitë në kishën Shën Mëria, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naumi, ndërsa kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para përmendores së Shën Cirilit e Metodit në Ohër. mb/

Foto: MIA