• Friday, 20 September 2024

Huter pas fitores ndaj Barcelonës: Fitore fantastike, fat për ekipin dhe tifozët

Huter pas fitores ndaj Barcelonës: Fitore fantastike, fat për ekipin dhe tifozët

Monte Karlo, 20 shtator 2024 (MIA) - Trajneri i Monakos, Adi Huter është i impresionuar nga fitorja ndaj Barcelonës mbrëmë në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.

Monako si vendas fitoi me rezultatin 2:1.

"Ky ishte fillim perfekt. Fitore fantastike, fat për ekipin, fat për tifozët tanë dhe për klubin. Fillimisht, unë jam shumë krenar - posaçërisht për djemtë si Elise Ben Segir, i cili është 19-vjeç, Magnes Akliush, i cili për herë të parë ka luajtur në Ligën e Kampionëve, Lamine Kamara, i cili është 20-vjeç. Në këtë drejtim dëshirojmë të lëviz Monako. Kjo ishte ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve, fitorja e parë dhe asnjëherë nuk do ta harroj. Ne e merituam fitoren", tha Huter për pres shërbimin e UEFA-s.

Në xhiron e dytë, Monako do të luajë si mysafir me Dinamo Zagrebin më 2 tetor. Barcelona një ditë më herët si vendas do të përballet me Jang Bojsin. bsh/

Foto: EPA