• Friday, 27 September 2024

Gjykata kushtetuese i shfuqizoi ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet obligative, afati i vjetërësimit të kërkesave të kreditorëve mbetet dhjetë vjet

Gjykata kushtetuese i shfuqizoi ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet obligative, afati i vjetërësimit të kërkesave të kreditorëve mbetet dhjetë vjet

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot miratoi vendim me të cilin shfuqizoi nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obligative. Sipas vendimit do të zbatohet Ligji i vjetër për marrëdhëniet obligative, përkatësisht, afati i vjetërësimit të kërkesave të kreditorëve mbetet dhjetë vjet.

Më herët, Kuvendi me ndryshimet e Ligjit  për marrëdhëniet obligative, e shkurtoi afatin e vjetërësisë së kërkesave të kreditorëve nga dhjetë në pesë vjet, duke i mundësuar ligjit veprim retroaktiv.

Siç theksoi në brifingun e sotëm për media, gjyqtarja Ana Pavllovska Daneva, raportuese për rastin, vendimi bazohet në arsyet se Kuvendi nuk i kushtoi vëmendje ndalimit të zbatimit rekroaktiv të ligjeve, si dhe detyrimit kushtetues për të lejuar një periudhë kalimtare për përshtatje të qytetarëve me regjimin e ri ligjor, (vacatio legis), që i referohet publikimit të ndryshimeve në Gazetën Zyrtare.

Sipas Kushtetutës, siç ka sqaruar Daneva, është lejuar përjashtim nga rregulli i përmendur për botim në Gazetën Zyrtare, por Kuvendi nuk i është përgjigjur Gjykatës Kushtetuese dhe as në shpjegimin e ndryshimeve të propozim-ligjeve, nuk i është referuar arsyeve dhe objektivave për një përjashtim të tillë, me të cilat Gjykata dyshon se janë shkelur pritshmëritë legjitime të qytetarëve si dhe siguria e tyre juridike.

Në qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese filloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 dhe nenit 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obligative (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" numër 154/2023), pasi në janar të këtij viti për këtë ligj nuk filloi procedurë.

Siç informuan nga atje, më pas Gjykata Kushtetuese ka shfrytëzuar mundësinë afariste si dhe praksën kushtetutore-gjyqtare për t'u rikthyer në një debat për çështjen e kushtetutshmërisë së të njëjtave dispozita ligjore, bazuar në faktin se është bërë një analizë më e thellë si dhe janë paraqitur argumente shtesë, si dhe bazuar në faktin se këtë herë Gjykata ka vendosur në përbërje të plotë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s