• Wednesday, 25 September 2024

Flik: Më pëlqen qëndrimi i lojtarëve të Barcelonës

Flik: Më pëlqen qëndrimi i lojtarëve të Barcelonës

Barcelonë, 23 gusht 2024 (MIA) - Trajneri i barcelonës, Hansi Flik, është i kënaqur nga paraqitja dhe sakrificën e ekipit në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligës me Viljarealin (5:1).

"Luajmë si ekip, lojtarët luajnë njëri për tjetrin dhe kjo është me rëndësi. Me të vërtetë më pëlqen raporti ynë, jemi të fokusuar tek futbolli dhe po bëjmë atë që duhet bërë. Dhe ne kënaqemi duke e bërë punën tonë", deklaroi Flik për "As".

Trajneri gjithashtu theksoi se është i lumtur që i trajnon katalanasit dhe është krenar për atë që ekipi po i tejkalon vështirësitë.

"Viljareal nuk dorëzohet asnjëherë, por ne vazhdojmë së tentuari për të shënaur më shumë gola. Dhe kjo është ajo që e dëshiroj - të bëjmë presion 90 minuta apo madje edhe 94 minuta", shtoi ai.

Barcelona fitoi 18 pikë dhe është lidere në kampionatin spanjoll të futbollit. Në xhiron e ardhshme të La Ligës, e pret ekipin e Hetafes. Ndeshja do të luhet më 15 shtator. ab/

Foto: ЕPА