0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Emiri i Katarit vendosi: Mbape nuk do të largohet nga PSZH-ja në fund të sezonit

Sulmuesi Kilian Mbape, nuk do të largohet na Pari Sen-Zhermeni në fund të sezonit. Këtë vendim personalisht e ka marrë pronari i klubit, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Tani, publikuan mediumet franceze.

Paris, 6 prill 2020 (MIA) – Sulmuesi Kilian Mbape, nuk do të largohet na Pari Sen-Zhermeni në fund të sezonit. Këtë vendim personalisht e ka marrë pronari i klubit, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Tani, publikuan mediumet franceze.

“Do të ketë erë, borë ose shi, por Mbape do të mbetet, dëshira e emirit është e tillë”, njoftoi një burim i informuar mirë me situatën.

Paraprakisht u publikua lajmi se Real Madridi pretendon të përforcohet me Mbapen, por PSZH-ja, sipas burimit, as nuk do ta shqyrtojë propozimin e madrilenëve.

Kontrata e njërit prej futbollistëve më të mirë në botë me PSZH-në është me vlerë deri në qershor të vitit 2022.

Nga ana tjetër, kampioni francez është i gatshëm ta lirojë Nejmarin për 150 milionë euro. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close