BallkanBallkan.Portal

Emigrantët në Lezbos zhvendosen në kamp të ri

Në ishullin e Egjeut Lezbos policia greke zbaton operacion për zhvendosjen e më shumë se një mijë emigrantëve dhe refugjatëve në një kam të ri në ishull pasi në zjarr u dogj kampi i pranimit Moria. 

Athinë, 17 shtator 2020 (MIA) – Në ishullin e Egjeut Lezbos policia greke zbaton operacion për zhvendosjen e më shumë se një mijë emigrantëve dhe refugjatëve në një kam të ri në ishull pasi në zjarr u dogj kampi i pranimit Moria.

Policia përpiqet t’i bindë emigrantët dhe refugjatët të zhvendosë në kamp të ri, ndërsa fillimi nga fillimi i operacionit nuk është vërejtur dhunë.

Zjarri e shkatërroi kampin Moria, për shkak të të cilit 1.200 persona netët i kalojnë në qiell të hapur, duke improvizuar strehime me batanije, kallamishte dhe kartonë.

Kampin e ri e përbëjnë tenda të mëdha familjare, në të cilat mund të vendosen rreth 8.000 persona, por deri më tani janë zhvendosur vetëm rreth 1.100 emigrantë dhe refugjatë. Të gjithë ata që janë vendosur në kampin e ri janë testuar nga Kovid-19.

Gjashtë afganë, mes të cilëve dy të mitur javën e kaluar u arrestuan nën dyshim se kanë vënë zjarrin në Moria, pasi nl kamp ishte vendosur karantinë për shkak të personave të infektuar me koronavirusin e ri.

Zyrtarisht kapacitete e akomodimit në Moria ishin përafërsisht 2.700 vende, por numri i emigrantëve dhe refugjatëve të akomoduar tejkaloi mbi 12.500. ar/

 

Таг
Back to top button
Close
Close