Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Emërohet shef i ri në SPB -Tetovë

Goce Jankulloski është shefi i ri i Sektorit për Punë të Brendshme- Tetovë, informojnë nga ky institucion. Bëhet fjalë për të punësuar në SPB -Tetovë, i cili vjen nga departamenti i policisë në Grupçin

Tetovë, 18 shkurt 2020 (MIA) – Goce Jankulloski është shefi i ri i Sektorit për Punë të Brendshme- Tetovë, informojnë nga ky institucion. Bëhet fjalë për të punësuar në SPB -Tetovë, i cili vjen nga departamenti i policisë në Grupçin.

“Nga 16 shkurti i vitit 2020 me vendim të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, për shef të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë është vendosur Goce Jankullovski në vend të Amir Dalipit i cili tani është shef plotësues”, kumtoi sot SPB -Tetovë.

Goce Jankulloski është nga Bërvenica dhe është 47 vjeçar. Në departamentin e policisë në Grupçin ka qenë inspektor për prevenim. as/ls/ 

Таг
Back to top button
Close
Close