BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiKorrespondentë MKD

Emërohet fillimi i rehabilitimit të rrugës Kriva Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair

 Me mjete në vlerë prej 12,5 milion euro, do të rikonstruohet 13 kilometra rrugë nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair, një pjesë e korridorit 8. Në lokacionin e fshatit Uzem, Krivopallaneçko, sot zyrtarisht filluan  punët ndërtimore nga projekti "Udhëtim më i sigurt dhe lidhshmëri  më e mirë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut", të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Programi për investime.

Kriva  Pallankë, 6 shkurt 2020 (MIA) – Me mjete në vlerë prej 12,5 milion euro, do të rikonstruohet 13 kilometra rrugë nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair, një pjesë e korridorit 8. Në lokacionin e fshatit Uzem, Krivopallaneçko, sot zyrtarisht filluan  punët ndërtimore nga projekti “Udhëtim më i sigurt dhe lidhshmëri  më e mirë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Programi për investime.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, drejtori i Ndërmarrjes publike “Rrugë shtetërore” Zoran Kitanov, euroambasadori Samuel Zhbogar dhe drejtori i zyrës së BERZH në Shkup Andi Aranitasi, kanë kryer kontroll në fillimin e  aktiviteteve ndërtimore për rehabilitim dhe rikonstruim të rrugës e cila është pjesë e korridorit panevropian që i lidh Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe është pjesa më frekuente  në transportin e mallrave.

Euroambasadori Semual Zhbogar, deklaroi se si qytetar nderi i Kriva Pallankës gëzohet për fillimin e këtij projekti të rëndësishëm dhe për lidhshmërinë e shteteve dhe përforcimin e ekonomisë.

Andi Aranitasi, përfaqësues i BERZH për Maqedoninë e Veriut, tha se  përmirësimi i lidhshmërisë  dhe infrastrukturës komunale në vendet e Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet e BERZH në rajon.

Drejtori i NPRRSH, Zoran Kitanov, theksoi se e rrumbullaksuar është kur ka gjithçka, ndërsa kjo pjesë është e rëndësishme për rrumbullaksimin e  tërë të infrastrukturës rrugore  deri  dhe nga Krival Pallanka.

Kryerës i punëve  ndërtimore është “Granit”, ndërsa afati i realizimit është 24 muaj.

BERZH investon në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1993 dhe deri tani ka nënshkruar 128 projekte me vlerë prej mbi  dy miliard euro, prej të cilave 85 për qind janë për projekte  në sektorin e qëndrueshëm infrastrukturor.  sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close