Futboll

Emeri: Gjithçka ndryshoi goli i parë

Trajneri i Arsenalit Unai Emeri, pas disfatës (1:4) nga Çelzi në finalen e Ligës së Evropës ka thënë se goli i parë ka qenë vendimtar për fituesin.

Baku, 30 maj 2019 (MIA) – Trajneri i Arsenalit Unai Emeri, pas disfatës (1:4) nga Çelzi në finalen e Ligës së Evropës ka thënë se goli i parë ka qenë vendimtar për fituesin.

Sipas tip, “topçinjtë” nuk i kanë shfrytëzuar shanset e veta.

“Së pari dua ta uroj Çelzin. Në gjysmën e parë më duket se kemi pasur shanse më të mira që të hapim rezultatin. Pastaj pasoi goli i parë me çka u ndryshuan rrjedhat. Tentuam të mos biem në plan psikologjik dhe kërkonim mënyra për të barazuar. Pas golit të dytë të pranuar situata u bë edhe më e komplikuar për ne. Në fund rezultati është ashtu siç është. Ndoshta kemi merituar më shumë, por nuk i kemi shfrytëzuar shanset tona”, ka thënë Emeri.

Arsenali pas kësaj humbje ka mbetur pa pjesëmarrje në Ligën e kampionëve sezonin e ardhshëm. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close