0_Maqedoni.PortalKulturëKulturë.PortalSektori civil

Ekspozitë “Lule e humanizmit për infermieret” për Ditën Botërore të Infermierisë

Artisti dhe humanisti Zhivko Popovski-Cvetin, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Lajons distrikt 132, sot, do ta shënojnë Ditën Botërore të Infermierisë me ekspozitën "Lule e humanizmit për infermieret".

Shkup, 11 maj 2020 (MIA) – Artisti dhe humanisti Zhivko Popovski-Cvetin, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Lajons distrikt 132, sot, do ta shënojnë Ditën Botërore të Infermierisë me ekspozitën “Lule e humanizmit për infermieret”.

Në orën 10, Cvetin në ballkonin e tij në rrugën Ruzveltova nr. 4 (Kapishtec) do t’i ekspozojë krijimet e veta artistike kushtuar Shoqatës së infermierëve, teknikëve, obstetërve dhe infermierëve dentarë – PËR NE. Një fotografi me dimension 101 metra me lule do të zbresë në mënyrë simbolike në oborrin para ndërtesës ku jeton ai.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të Shoqatës së infermierëve, Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Distrikt 132, në përputhje me rregulloret mjekësore për mbrojtje. Do të interpretojnë edhe emra muzikorë nga grupi “Trio” dhe disa poetë.

Cvetin gjithashtu do t’ju dhurojë 200 trëndafila infermiereve në nder të Florens Najtingel, infermierja e parë, e cila ka lindur 200 vjet më parë.

Ky vit është shpallur viti i infermiereve dhe 12 maji është Dita Botërore e Infermierisë. ls/shk/

Back to top button
Close
Close