0_Maqedoni.PortalKulturëKulturë.PortalShoqëri

Ekspozitë dhe lule për nder të Ditës së Infermierëve

Me ekspozitën e titulluar “Lule e humanizmit për infermieret” artisti dhe humanisti Zhivko Popovski-Cvetin, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Lajons distrikt 132, sot, e shënuan Ditën Botërore të Infermierisë.

Shkup, 12 maj 2020 (MIA) – Me ekspozitën e titulluar “Lule e humanizmit për infermieret” artisti dhe humanisti  Zhivko Popovski-Cvetin, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Lajons distrikt 132, sot, e shënuan Ditën Botërore të Infermierisë.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Shoqatës së infermierëve, teknikëve, obstetërve dhe infermierëve dentarë, në përputhje me rregulloret mjekësore për mbrojtje, ndërsa Cvetin në ballkonin e tij në rrugën “Ruzveltova” e ekspozoi krijimet e tij të artit, si dhe një pikturë me dimension 101 metra me lule të cilën e uli simbolikisht nga ballkoni në oborrin para ndërtesës.

Cvetin u dhuroi trëndafila infermiereve në nder të Florens Najtingel, infermierja e parë, e cila ka lindur 200 vjet më parë.

Ky vit është shpallur viti i infermiereve dhe 12 maji për Ditë Botërore të Infermierisë.  ls/shk/

Back to top button
Close
Close