BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Ekspertët: Piroteknika dhe amonium nitrati sollën deri në shpërthimin në Bejrut

Ekspertët ndërkombëtarë në bazë të video-xhirimeve dhe pasojave, tregojnë se piroteknika dhe amonium nitrati shkaktuan shpërthimin e djeshëm të madh në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Bejrut, 5 gusht 2020 (MIA) – Ekspertët ndërkombëtarë në bazë të video-xhirimeve dhe pasojave, tregojnë se piroteknika dhe amonium nitrati shkaktuan shpërthimin e djeshëm të madh në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Por, amonium nitrati, një përbërës kimik që përdoret si pleh artificial, por edhe si komponent shpërthyes, zakonisht nuk aktivizohet vetvetiu, ndërsa sipas ekspertëve me siguri është ndezur nga zjarri i shkaktuar në depon fqinj me piroteknikë.

Në video-xhirimet në momentet e para të katastrofës tregojnë shkëndijë, dritë dhe tym, gjë që tregon aktivizimin e pajisjeve piroteknike.

Ekspertët mund të vlerësojnë forcën e shpërthimit duke matur kraterin e lënë pas shpërthimit.

Duke gjykuar sipas madhësisë së kraterit dhe shkallës së dëmtimit në të gjithë Bejrutin, intensiteti i shpërthimit është ekuivalent me shpërthimin e rreth 2.2 kilotoneve TNT.

Por nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin. Para shpërthimit në Bejrut, moti ishte me diell, me temperaturë normale 30 gradë Celsius.

Ministri i Punëve të Brendshme të Libanit, Mohamed Fahmi në një deklaratë për mediat lokale, nuk e përmendi piroteknikën e djegur, por tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga detonimi i më shumë se 2.700 amonium nitrati të ruajtur në port pasi u konfiskua nga një anije transportuese në vitin 2014.

Shkatërrimi i shkaktuar nga shpërthimi kujton shpërthimet e nitratit të amoniumit në sulmin me me bombë në vitin 1995 në Oklahoma Siti dhe në anijen Teksas Siti në vitin 1947. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close