BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Ekspertë iranianë pohojnë se avioni ukrainas ka tentuar të kthehet në aeroportin e Teheranit

Avioni ukrainas me udhëtarë që është rrëzuar dje në Iran nuk ka sinjalizuar se ka pasur problem, por ka tentuar të kthehet në aeroportin në Teheran, bëjnë të ditur Agjencitë botërore duke u thirrur në raportin përfundimtar të publikuar nga Organizata e aviacionit civil në Iran.

Teheran, 9 janar 2020 (MIA) – Avioni ukrainas me udhëtarë që është rrëzuar dje në Iran nuk ka sinjalizuar se ka pasur problem, por ka tentuar të kthehet në aeroportin në Teheran, bëjnë të ditur Agjencitë botërore duke u thirrur në raportin përfundimtar të publikuar nga Organizata e aviacionit civil në Iran.

Dëshmitarë okularë nga toka dhe avionë të cilët kanë fluturuar në rrethinë u kanë thënë hetuesve iranianë se “Boingu 737” është djegur derisa ka qenë në ajër.

Gjatë rrëzimit të avionit të Kompanisë ajrore ukrainase Interneshënëll erllajns ka ardhur deri te një shpërthim i madh me siguri pse ka qenë i mbushur plotë me karburant për fluturimin deri në Kiev, theksohet në raport.

Avioni ukrainas është rrëzuar menjëherë pas fluturimit drejt Kievit nga aeroporti në Teheran. Në avion ka pasur 167 udhëtarë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit. Në fatkeqësinë kanë vdekur 82 iranianë dhe 63 kanadezë si dhe qytetarë të Ukrainës, Suedisë, Afganistanit, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close