0_Web_AktualeLajme nga komunatMakedonija.SlajderShkup

Eko dron patrullë në Qytetin e Shkupit në kërkim të ndotësve të mjedisit jetësor

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me shoqatën ERGOS Shkup filloi Eko dron patrullë, më saktë fluturime me dron nëpër territorin e Shkupit në kërkim pas ndotësve potencialë, zjarre në ambient të hapur dhe krijime të mundshme të deponive të paligjshme.

Shkup, 13 shtator 2020 (MIA) – Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me shoqatën ERGOS Shkup filloi Eko dron patrullë, më saktë fluturime me dron nëpër territorin e Shkupit në kërkim pas ndotësve potencialë, zjarre në ambient të hapur dhe krijime të mundshme të deponive të paligjshme.

Autoritetet urbane sot kumtuan se eko dron patrullat do të bëjnë fluturime gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor me qëllim që gjatë këtyre tre muajve kur përfundojnë aktivitetet bujqësore në tokat e qytetit t’i zbulojnë dhe evidentojnë ndotësit në Shkup.

Fluturimi i ardhshëm me dron do të bëhet gjatë javës së ardhshme dhe një pjesë të fluturimeve do të emetohen drejtpërdrejtë në faqen e Fejsbukut të Qytetit të Shkupit.

Pas fluturimeve me dron mbi rrethinën e qytetit, siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, incizimet dhe fotografitë do t’i dorëzohen si materiale inspektorëve në Qytetin e Shkupit që ata të mund menjëherë të reagojnë në terren, të parashtrojnë kallëzim dhe t’i ndjekin ndotësit potencialë.

Ky projekt është pjesë e programit për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga sfera e bashkëpunimit me shoqatat e qytetarëve dhe fondacioneve për vitin 2020. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close