BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Ekipet e ekspertëve në Bruksel vazhdojnë të punojnë në Dialogun Prishtinë – Beograd

 Ekipet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë sot dhe nesër në Bruksel do ta vazhdojnë punën në suaza të Dialogut Prishtinë - Serbi.

Bruksel, 23 korrik 2020 (MIA) – Ekipet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë sot dhe nesër në Bruksel do ta vazhdojnë punën në suaza të Dialogut Prishtinë – Serbi.

Ekspertët sot do të bisedojnë në temat që ishin filluar në takimin e parë fizik të nivelit të lartë.

“Kosova dhe Serbia janë thirrur të dërgojnë ekspertë të tyre, që të vazhdojnë të merren me çështjet e ngritura në takimin e liderëve të enjten e kaluar”, deklaroi zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Masrali.

Shërbimi evropian për punë të jashtme nuk theksoi hollësi nga plani dhe agjenda e bisedimeve.  ar/

Таг
Back to top button
Close
Close