0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Ekipe kujdestare në institucionet shëndetësore të qasshme për shërbim të domosdoshëm shëndetësor

Gjatë fundjavës festive, të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë për shërbim mjekësor, mund të drejtohen në institucionin më të afërt shëndetësor, ku është siguruar mbulim 24-orësh me ekipe nga Ndihma urgjente mjekësore dhe Vizita shtëpiake.

Shkup, 1 gusht 2020 (MIA) – Gjatë fundjavës festive, të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë për shërbim mjekësor, mund të drejtohen në institucionin më të afërt shëndetësor, ku është siguruar mbulim 24-orësh me ekipe nga Ndihma urgjente mjekësore dhe Vizita shtëpiake.

Siç kumtoi dje Ministria e Shëndetësisë, në Shkup – ordinancat kudjesare në turnin e tretë, të dielën dhe gjatë festave punojnë poliklinikat Jane Sandaski, Çait, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Me kohë të zakonshme të punës funksionon edhe njësia për mjekim shtëpiak.

Në Strugë, siç kumtoi Minsitria, është siguruar mbrojtje 24-orëshe shëndetësore përmes ekipeve kujdesare në shërbimin për Ndihmë mjekësore dhe vizitë shtëpiake (kontakt telefoni: 076/203 533).

Në Ohër dhe rrethinë, pacientët mund të drejtohen në Shërbimin për NUM, ndërsa sipas nevojës pacientët dërgohen në Spitalin e përgjithshëm Ohër.

Pika për Kovid në Ohër është e qasshme sot prej orës 8 deri 12 për pacientët e caktuar përmes “Termini im” për marrjen e materialeve për testim nga Kovid-19.

Në rajonin e Prespës dhe Resnjës, Shtëpia shëndetësore Resnjë siguron trajtim 24-orësh nga shërbimi i NUM, i cili ka në dispozicion dy ekipe mjekësore.

“Shtëpia shëndetësore Rostushë do të sigurojë mbrojtje të vazhdueshme shëndetësore përmes shërbimit për NUM në rajonin Mavrovë dhe vendbanimet në afërsi”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close