0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Ekaterini Sakelaropulu zgjidhet gruaja e parë presidente e Greqisë

Me shumicë të gjerë, me mbështetjen e tri partive, me 261 vota, 61 më shumë se 200 votat e nevojshme, Ekaterini Sakelaropulu sot u zgjidh gruaja e parë presidente e Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Athinë, 22 janar 2020 (MIA) – Me shumicë të gjerë, me mbështetjen e tri partive, me 261 vota, 61 më shumë se 200 votat e nevojshme, Ekaterini Sakelaropulu sot u zgjidh gruaja e parë presidente e Greqisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në seancën speciale  në Parlamentin grek votuan 294 nga 300 deputetë.

Prej tyre, 261 deputetë e mbështetën propozimin e Qeverisë, Sakalaropulu të jetë presidentja e re e shtetit.

Presidentja e re e Greqisë, më 13 mars të vitit 2020 do të japë betimin solemn. sr/

Back to top button
Close
Close