EvropëEvropë.Portal

Edshtadler paralajmëroi se do të parashtrojnë kërkesë për marrëveshje të re për BE-në

Ministrja austriake e Çështjeve Evropiane Karolina Edshtadler paralajmëroi se do të bëjë kërkesë për marrëveshje të re të BE-së në konferencën për ardhmërinë e Evropës dhe potencoi se Vjena e mbështet reformën në procesin e zgjerimit që ai të jetë më i shpejtë dhe më i qartë.

Vjenë, 22 janar 2020 (MIA) – Ministrja austriake e Çështjeve Evropiane Karolina Edshtadler paralajmëroi se do të bëjë kërkesë për marrëveshje të re të BE-së në konferencën për ardhmërinë e Evropës dhe potencoi se Vjena e mbështet reformën në procesin e zgjerimit që ai të jetë më i shpejtë dhe më i qartë.

Edshtadler tha se BE-ja duhet bashkarësisht të zgjidh problemet e mëdha, ndërsa të voglat t’ua lëshojë anëtarëve.

Kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit ajo është optimiste e madhe se do të vazhdojë.

“Kjo ndodh për shkak bisedave të Parisit, sepse u bë e qartë se ato nuk duan t’i shtyjnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në të njëjtën kohë, Franca dëshiron reforma në procesin e inkuadrimit. Ne e mbështesim këtë reformë, sepse vlerësojmë se ky proces duhet të jetë i shpejtë dhe më i qartë për shtetet, të cilat punojnë shumë për t’u inkuadruar, të fitojnë sa më shpejtë mundësinë për anëtarësim”, tha Edshtadler.

Sipas asaj, Qeveria e re e Austrisë, është e vendosur të luaj rol të rëndësishëm në Evropë. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close